Flash

E quajti zezak, Acerbi përjashtohet nga grumbullimi i kombëtares italiane: vendi u mor nga tekniku Spalletti

Lapsi.al 18 March 2024
E quajti zezak, Acerbi përjashtohet nga grumbullimi i kombëtares
Fyerja e supozuar raciste e drejtuar ndaj Juan Jesus i kushtoi vendin në kombëtaren italiane mbrojtësit të Inter Francesco Acerbi. Mbrojtësi i Interit arriti në grumbullimin e të kaltërve në Romë në mëngjes dhe i tha teknikut Luciano Spalletti dhe shokëve të tij të skuadrës versionin e tij të ngjarjeve, siç kërkohet nga politika e brendshme e Club Italia. Edhe pse lojtari i zikaltërve nënvizoi se nuk kishte “asnjë qëllim shpifës, denigrues apo racist”, Spalletti vendosi të përjashtojë nga lista e lojtarëve të thirrur. Kështu, Acerbi do të mungojë për ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara, duke u zëevdnësuar nga lojtari i Romës, Gianluca Mancini. Një vendim i marrë nga Spalletti, siç raporton Federata e Futbollit, “ndërsa pritet që ajo që ka ndodhur të rikonstruktohet në përputhje me autonominë e drejtësisë sportive” dhe mbi të gjitha për të “garantuar qetësinë e nevojshme për kombëtaren dhe për vetë lojtarin”, i cili tani do të rikthehet në punë me Inter. Lexo më tej: Juan Jesus, ndali lojën e akzuoi interistin Acerbi: “Më tha zezak” Nga sa del, Spalletti i ka shpjeguar se nuk dyshon që Acerbi nuk është racist, por duke qenë se që kur është bërë trajner ka folur gjithmonë për vlerat, duke nderuar fanellën, sjelljen dhe shembullin, nuk mund të mos merrte masa pavarësisht ndjesës. Ndërkohë, Kombëtarja e Italisë zhvilloi në orën 16:00 seancën e parë stërvitore në CPO Giulio Onesti në Acqua Acetosa, ndërsa nesër do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI