Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Europa League 'i prish' fundjavën e derbit Milanos: Milan-Inter drejt spostimit të hënën në 22 prill

Lapsi.al 19 March 2024
Europa League 'i prish' fundjavën e derbit Milanos: Milan-Inter
Nëntë javë nga fundi i kampionatit, me shanse të shkëlqyera për të fituar titullin, Inter kryeson renditjen me 14 pikë përpara Milanit të vendit të dytë. E, sipas shifrave aktuale, derbi i planifikuar për javën e 33-të mund të jetë ndeshja vendimtare për mbylljen e llogarive. Nëse dy skuadrat arrijnë në përplasje me këtë diferencë ( se me maksimumi 13 pikë, jo më pak) derbi mund t'u jepte zikaltërve titullin dhe yllin e dytë. Megjithatë, tani është çështja të kuptohet se kur do të luhet Milan-Inter. Një çështje delikate, sepse menjëherë para derbit kuqezinjtë do të përfshihen në ndeshjen kundër Romës, e vlefshme për kthimin e çerekfinales së Europa League. Ndeshja do të luhet në Olimpico të enjten më 18 prill në orën 21:00: për këtë arsye po shqyrtohet mundësia që derbi i Milanos të zhvendoset për të hënën më 22 prill. Në këtë mënyrë kuqezinjtë nuk do të detyroheshin të luanin dy ndeshje në hapësirën prej pak më shumë se 48 orësh. Lexo më tejInter nuk e kishte 'studiuar' Oblak: video që tregon mungesën e përgatitjes së zikaltërve Komunikimi zyrtar nga Lega Serie A për caktimin e ndeshjeve nga java e 33-të do të mbërrijë nesër. Për momentin e vetmja gjë që mund të thuhet, është se po shkohet drejt shtyrjes së ndeshjes për të hënën.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI