Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Erdhi në Romë si pasuesi i tij, Totti kërkon largimin e Dybala: "Të isha drejtues, do mendohesha ta mbaja apo jo"

Lapsi.al 19 March 2024
Erdhi në Romë si pasuesi i tij, Totti kërkon largimin e Dybala:
Francesco Totti, i intervistuar nga Il Messaggero, ka reflektuar mbi argjentinasin Paulo Dybala. Ish-kapiteni ka shprehur disa dyshime për të ardhmen e argjentinasit në Romë. Për belgun Lukaku, megjithatë, numri 10 legjendar nuk pati asnjë hezitim.

TOTTI DYSHON TE DYBALA

I intervistuar nga Il Messaggero, Francesco Totti u pyet në lidhje me Romën e mikut të tij De Rossi. Ish-kapiteni i verdhekuqve u ekspozua kështu ndaj lojtarit më përfaqësues dhe vendimtar të Romës këtë sezon: Paulo Dybala. Për argjentinasin, Totti tha: "Ne po flasim për një lojtar të mirë, por kjo varet nga ajo që klubi dëshiron të bëjë dhe çfarë objektivash ka. Nëse një lojtar të luan 15 ndeshje në vit, unë që jam drejtues do mendohesha. Nëse kam një objektiv të rëndësishëm për të arritur dhe kam një nga lojtarët më të rëndësishëm që më luan një të tretën e ndeshjeve, një reflektim duhet ta bëj".

ASNJË DILEMË TE LUKAKU

Totti ka disa dyshime për Dybala, brishtësia fizike e të cilit është padyshim një element reflektimi për trajnerin dhe drejtuesit, siç është edhe talenti i tij i madh. Pak dyshime, ose më saktë asnjë, për Romelu Lukaku nga ana e legjendës verdhekuqe. Për ish-belgun e Inter, blerja finale e të cilit nga Chelsea është e komplikuar, Totti ishte kategorik: “Do ta blija nëse objektivi është të fitojë”. Lexo më tej: Video/ Super Dybala rrëzon Torinon e spiunit Juric: trigolëshi i argjentinasit afron Romën me Champions Për të ditur se cili është objektivi i Romës, duhet pritur fundin e kampionatit për të parë nëse De Rossi ia del të arrijë zonën e Champions League apo të fitojë Europa League. Sigurisht që hyrja në Champions do të ishte një nxitje për të mbajtur Lukaku në Romë dhe gjithashtu Dybala, si dhe për t'i siguruar teknikut De Rossi pjesët që mungojnë për të krijuar një ekip të nivelit evropian.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI