Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Paradoksi i madh te Juventus, Allegri qendron pavarësisht se 85% e tifozëve nuk e duan më

Lapsi.al 20 March 2024
Paradoksi i madh te Juventus, Allegri qendron pavarësisht se 85% e

Massimiliano Allegri është njeriu që ndryshoi të gjitha parametrat për vlerësimin e një trajneri. Madje, arriti të minojë një moto të vjetër prej dekadash: "fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi". Edhe pa tituj ai sidoqoftë qendron në pankinë. Ose të paktën, qendron për drejtuesit e Juventus, por mund të jetë vetë Allegri ai që vendos të thotë mjaft. Vetëm në këtë rast bardhezinjtë do të kërkojnë një trajner të ri. Një situatë absolutisht e paprecedentë për një ekip të madh. Megjithatë e gjitha është e vërtetë.

Nga sondazhet dhe rrjetet sociale, duket se rreth 85% e tifozëve e duan atë larg pankinës së Juventus. Nuk janë vetëm kritikët e Max, por edhe ish-mbështetësit e tij që e kuptojnë se sa kundërproduktive mund të ishte të vazhdosh me të. Pastaj është nyja e fortë e ultrasve që i përgjigjet duke fishkëllyer fishkëllimave të pjesës tjetër të stadiumit dhe që e sheh teknikun Allegri si simbol të juventinitetit, pavarësisht rezultateve. E në këtë pikë tifozët bardhezi janë ndarë.

Lexo më tej"E spiunuan Juventus për ta rrëzuar": mbi presidentin Agnelli, teknikun Allegri e CR7, dosierë ilegalë

Pavarësisht një fushate shtypi që nuk është parë për asnjë trajner para tij, në asnjë skuadër në historinë e futbollit italian, tifozët bardhezinj janë të ngopur dhe përdorin mjetet në dispozicion për të shprehur kundërshtimin e tyre. Edhe pse e dinë se nuk do të ketë dobi, vetëm nëse Juventus nuk kualifikohet në Champions League (një ngjarje pothuajse e pamundur duke qenë se, me shumë mundësi, pesë skuadra italiane do të shkojnë në Europën që ka rëndësi). Në fund, kualifikimi në kupën më të rëndësishme do të vlerësohet si një triumf, me gjithë respektin për ata që nuk mund ta kuptojnë se si mund të jetë bërë kështu një klub me historinë e Juventus.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI