Flash

Uzuni i dëmtuar humbet Kilin e Suedinë: sulmuesi i Grandas kthehet në shtëpi, Berisha i dëmtuar do të monitorohet

Lapsi.al 20 March 2024
Uzuni i dëmtuar humbet Kilin e Suedinë: sulmuesi i Grandas kthehet

Lajme jo të mira nga grumbullimi i kombëtares, për dy miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë. Myrto Uzuni nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe do të kthehet në shtëpi. Inflamacioni i kaviljes, për të cilën beratasi u ankua gjatë seancës së djeshme, ka rezultuar në një traumë, që nuk i lejon sulmuesi të Granadas të jetë në dispozicion të teknikut Sylvinho.

Uzuni punoi individualisht vetëm të palestër, pa patur mundësinë të dalë në fushë të martën. Sidoqoftë, kontrollet të cilave i është nënshtruar beratasi përcaktuan se 28 vjeçari do të humbasë dritaren e marsit,. që në vetëvete ësht një problem i madh. Uzuni shpresonte që të mund të tregonte më shumë para teknikut brazilianit në vigjilje të zgjedhjeve finale për Europianin e Gjermanisë.

ALTERNATIVAT E SYLVINHOS

Sidoqoftë, për ndeshjet me Kilin e Suedinë, mungesa e sulmuesit të Granadas nuk është një problem pa zgjidhje, duke parë numrin e madh të alternativave ofensive që ka Sylvinho dhe formën që po kalojnë ata. Në vijën e parë Cikalleshi, Manaj e Broja sfidohen një vend si titullar, ndërsa në të majtë, ku është aktivizuar gjithnjë Uzuni, është Seferi, Muçi, por edhe Muçollari e ardhja e re Arbër Hoxha.

Lexo më tej: Uzuni fut në ankth teknikun Sylvinho: beratasi stërvitet i diferencuar, Laçi e Aliji me grupin

Uzuni nuk është lojtari i vetëm që ka shqetësime nga të grumbulluarit e teknikut Sylvinho. Edhe Etrit Berisha është i dëmtuar, por nuk do të largohet nga grumbullimi. Gjendja e portierit të Empolit do të monitorohet dita-ditës, por ndërkohë kundër amerikano-jugorëve titullar do të jetë Strakosha.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI