Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

"Të bëj të zi...", mbrojtja e Acerbi në Prokurori. I pari thërritet Juan Jesus: ja etapat

Lapsi.al 20 March 2024
"Të bëj të zi...", mbrojtja e Acerbi në Prokurori.

Tani puna i kalon Prokurorisë së FIGC-së, do të jetë e shpejtë por jo e thjeshtë dhe sigurisht që nuk do ta shuajë polemikën. Të dy Juan Jesus dhe Acerbi do të dëgjohen nga prokurori Chinè, me sa duket përmes videokonferencës. Nuk dihet saktësisht se kur: mbrojtësi i Napolit mund të japë versionin e tij të ngjarjeve që sot, më së voni të enjten, ndërsa mbrojtësi i Inter do të dëgjohet të premten.

Nga ajo që filtrohet, nuk do të ketë një takim ballë për ballë për të rindërtuar atë që ndodhi të dielën në mbrëmje në fushë në San Siro. Braziliani do të përsërisë versionin e tij, fyerjet raciste të marra në fund të ndeshjes. Një rikonstruksion në kontrast me atë të zikaltrit Acerbi, me një situatë që sigurisht nuk është e lehtë për t'u menaxhuar edhe pse, duhet të përsëritet, në kundërshtim me drejtësinë e zakonshme në atë sportive i ashtuquajturi "dyshim i arsyeshëm" lejohet edhe në formulimin e një dënimi. Por mbrojtësi i Inter mbetet i vendosur në qëndrimin se nuk ka pasur ofendime raciste nga ana e tij. Këtë ai e ripohoi edhe në përballjen e djeshme me drejtuesit e zikaltërve. Inter nuk dha asnjë deklaratë, siç dukej fillimisht, dhe pret rezultatin e punës së Prokurorisë.

Lexo më tej: E quajti zezak, Acerbi përjashtohet nga grumbullimi i kombëtares italiane: vendi u mor nga tekniku Spalletti

KEQKUPTIMI I SHPREHJES

Ndërkohë, megjithatë, sipas asaj që raporton 'La Gazzetta dello Sport', në përballjen e ndodhur me klubin, Acerbi ka shpjeguar arsyet e keqkuptimit (siç u shpreh ai pas kthimit nga Coverciano të hënën) nga ana e Juan Jesus. Në versionin e tij të ngjarjeve, fraza e shqiptuar nuk ishte "ti je zezak", por "do të të bëj të zi". Një episod shumë i rrëshqitshëm. Materiali është i gjithi para Prokurorisë, që në 48 orët e ardhshme duhet të përpiqet të sqarojë një situatë gjithnjë e më të ngatërruar e cila, përtej skualifikimit të mundshëm (të paktën 10 javë nëse konfirmohen veprat raciste) rrezikon t'i japë fund karrierës zikaltër të Acerbi para kohës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI