Flash

Cancelo shpërthen në akuza: "Guardiola ka thënë gënjeshtra, City mosmirënjohës me mua"

Lapsi.al 24 March 2024
Cancelo shpërthen në akuza: "Guardiola ka thënë
Përshëndeti papritur Manchester City në janar të një viti më parë, për t'u drejtuar te Bayern Munich. Një histori gjashtë mujore përpara se të mbërrinte në Barcelonë, ku ai i krijoi vetes një vend si titullar. Po flasim për Joao Cancelo, i cili kaloi tre vite e gjysmë intensive te Citizens, më pas të ndërprerë për shkak të marrëdhënies së tij të thyer me teknikun Pep Guardiola. Mbrojtësi i krahut, ish-Juve dhe Inter, foli pikërisht për këtë aspekt në një intervistë me kolegët e A Bola, që bëri zhurmë: "Si reagova ndaj kritikave të teknikut Guardiola që tha se isha një shok i keq? Janë gënjeshtra! Mund të pyesni Aké ose Rico. Unë nuk kam pasur asnjë kompleks superioriteti ndaj tyre, por nëse ai mendon kështu...”. Lexo më tej“Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë Lojtari i lindur në vitin 1994, i cili në Itali ngriti një titull kampion dhe një Superkupë italiane me fanellën e Juventus (sezoni 2018-2019), ka diçka edhe për Manchester City: "Disa deklarata publike më kanë shqetësuar - shtoi Cancelo, tani në Spanjë -. Klubi ishte mosmirënjohës ndaj meje, unë kam qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për të gjithë periudhën që kam luajtur për ta. Nuk kam dështuar kurrë në angazhimin tim ndaj klubit, ndaj tifozëve, duke dhënë gjithçka. Jam i sinqertë, nuk gënjej kurrë. City është ende favorit për të fituar Champions League”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI