Flash

Refuzohet apeli, Robinho dërgohet në burg: 9 vjet për përdhunimin e shqiptares, frikë nga keqtrajtimet

Lapsi.al 24 March 2024
Refuzohet apeli, Robinho dërgohet në burg: 9 vjet për
Ish-futbollisti brazilian Robinho duhet të vuajë menjëherë dënimin me nëntë vjet burg për përdhunim. Kështu vendosi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë braziliane, duke hedhur poshtë pezullimin e dënimit, të kërkuar nga vetë playmaker, deri në shterimin e të gjitha ankimimeve të mundshme. Ish-futbollisti, i cili ndodhej në vilën e tij në Guaruja në bregdetin Paulista mbrëmjen e së enjtes, u dërgua në selinë e Policisë Federale në Santos. Në përfundim të formaliteteve, Robinho u dërgua në burgun e Tremembe në një qeli beqare. Nuk mungojnë frikërat “për integritetin fizik” të futbollistit, siç deklaroi për CNN avokati, Jose' Eduardo Alckmin. Mbrojtja ka frikë se 40-vjeçari tashmë është i ekspozuar ndaj shantazheve dhe keqtrajtimit. Avokati i Robinho ka njoftuar një tjetër apel kundër paraburgimit, në mënyrë që më shumë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të mund të analizojnë çështjen. Lexo më tejVajza shqiptare “donte vetë”. Robinho akuzon për racizëm: "Po të isha italian i bardhë do ishte ndryshe" Portali brazilian ‘Uol’ publikoi muaj më parë audion e bisedave mes Robinho dhe miqve të tij, pas përdhunimit në grup të një 23-vjeçareje shqiptare. Ngjarja ndodhi në një klub nate të Milanos më 22 janar 2013. Krim për të cilin ish-futbollisti, në atë kohë te Milan, u dënua përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg. “Kam frikë se… Nëse nuk del në shtyp, është fantastike. Imagjinoni: shokët e Robinhos përdhunojnë një vajzë në Itali – ishin fjalët shokuese të Robinho –. Edhe nëse më thërrasin për diçka, nuk është problem. Shkoj atje dhe i them: së pari, historia është e një viti më parë. Së dyti, as nuk e kam prekur atë vajzë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI