Flash

Video/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar: braziliani del pas 14 muajsh burg

Lapsi.al 25 March 2024
Video/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar:

Pas katërmbëdhjetë muajsh e pesë ditësh burg, Dani Alves u lirua sot nga burgu i Brians 2. Liria e brazilianit u arrit vetëm duke paguar garancinë prej 1 milion euro, siç vendosi të martën e kaluar Gjykata e Barcelonës. E shoqëroi në hapat e para drejt lirisë avokatja e tij Ines Guardiola. I dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg në shkallën e parë për përdhunimin e një gruaje në klubin e natës Sutton në Barcelonë (ishte 30 dhjetor 2022), ish-mbrojtësi i krahut do të presë tashmë përfundimin e gjyqit larg hekurave.

Dani Alves, llogaritë e të cilit ishin ngrirë (ndaj lindi nevoja për t'i kërkuar paratë te Neymar), iu hoqën dy pasaportat dhe për këtë arsye iu ndalua të largohej nga territori spanjoll. 40-vjeçari duhet të qëndrojë edhe larg viktimës dhe të paraqitet në gjykatë çdo javë, saktësisht çdo të premte.

Lexo më tej: Barcelona fshin nga historia Dani Alves: vendim drastik i klubit, e konsideron "përdhunues"

GARANCINË E PAGUAN NEYMAR

Dani Alves pritej të dilte nga burgu të enjten, por u përshpejtua koha pasi u pagua garancia prej një milion eurosh. Një shifër të cilën sërish sipas La Vanguardia ia ka dhënë Neymar, ish-shoku i skuadrës te Barça, PSG dhe kombëtarja e Brazilit. Në detaje për pagesën u kujdes babai i sulmuesit të Al Hilal. Duke e rikthyer pak historinë, kujtojmë se Dani Alves tashmë i ishte drejtuar familjes së Neymar për të paguar 150 mijë eurot e kërkuara nga gjyqtari hetues si dëmshpërblim për viktimën e dhunës seksuale. Paratë kanë shërbyer edhe si një faktor lehtësues për uljen e dënimit në katër vjet e gjysmë.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/03/6547b4f4-964a-4427-b25b-a7fc7af28a18-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI