Flash

Të jap turneun, më jep prona, akuza të rënda ndaj Luis Rubiales: "Superkupa në Arabi, në këmbim të tokës"

Lapsi.al 25 March 2024
Të jap turneun, më jep prona, akuza të rënda ndaj Luis

Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes Hermoso duhet të mbrohet nga akuzat e rënda. I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabi në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vend. Akuza që dalin nga hetimi në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit, Juan Rubiales.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në fakt, në hetimin që përfshin ish-Presidentin Federal, për të dhe drejtues të tjerë si dhe punonjës e bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Federatës së Futbollit u zbuluan "komisione jashtëkontraktore", të cilat, lexohet në dokument, i kanë dhënë "tokë në vendin arab, menaxhimi i të cilit kuptohet se është i lidhur me hotelerinë".

HETIMI

Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit. Hetimet nisën edhe pas denoncimit të paraqitur në organet gjyqësore, për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë Kosmos të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.

Lexo më tejArratiset Rubiales? Superkupa në Arabi, arrestime e bastisje në Federatës spanjolle

Deri më tani janë bërë shtatë arrestime dhe pesë persona të tjerë janë nën hetim. Guardia Civil tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të Associated Press, ish-presidenti i federatës aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane. Agjentët e policisë spanjolle kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Granada, duke kërkuar për kontrata dhe dokumente kompromentuese.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI