Flash

"Ju gazetarët thoni kush luajti mirë apo keq": Asllani nervoz, Bajrami e Mitaj optimistë për të ardhmen

Lapsi.al 25 March 2024
"Ju gazetarët thoni kush luajti mirë apo keq": Asllani

“Nuk shkoi vetëm që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi jonë është Europiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë". Kristian Asllani kërkon ta shohë pozitivisht rezultatin negativ të ndeshjes me Suedinë. Humbja e dytë radhazi natyrisht që nuk ka lënë shije të mirë dhe mesfushori i Inter nuk e fsheh nervozizmin.

Reagimi i tij ndaj pyetjeve të gazetarëve nuk është ai që pritet nga një lojtar i nivelit të tij: "Ju gazetarët thoni kush luajti mirë e kush jo. Mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë. Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë". Asllani nuk ka asnjë problem me ndryshimin e skemës: "Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet. Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”, u shpreh Asllani.

MITAJ: REZULTATI NUK ISHTE I DREJTË

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavrësisht rezultatit se nuk ishte i drejtë. Mund të kishim marrë më shumë, por jam i kënaqur me paraqitje që bëri skuadra". Mario Mitaj, një nga protagonistët e fushatës eliminatore të kuqezinjve, është i bindur se këtë herë humbja ishte e pamerituar. Gjithësesi 1-0 kundër Suedisë nuk është nga ato që kapërcehen lehtë, për mënyrën si erdhi. Kërkohet më shumë nga të gjithë, duke filluar nga krahët e mbrojtjes, tepër pasivë në aspektin ofensiv: "Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri, nuk është se nuk dal, por kur më thotë të fokusohem tek ana difensive, sot dola dy tre herë".

Lexo më tej"Meritonim të fitonim, nuk luhet më pa VAR": shpërthen Sylvinho, për penalltinë e Brojës

Mitaj pastaj sqaroi edhe të ardhmen te Juventus: "Unë thjesht e dija që do të vijnë skuatë nga Juventusi, por nuk kam pasur ndonjë lajmërim tjetër. Thjesht dua të luaj futboll të kënaqshëm, gjërat e tjera janë jashtë fushës dhe s’kam çfarë të them më shumë për këtë gjë”.

BAJRAMI: "ATA BËNË NJË KROS E NJË GOL"

“Ndeshjen e parë me Kilin e dinim që e kishim me një kundërshtar të fortë dhe pësuam dy gola që nuk duhet t'i merrnim. Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, të gjithë çunat që kanë luajtur. Kështu është niveli i lartë". Nedim Bajrami, pas performancës zhgënjyese tre ditë më parë, u kthye në hapat e tij. Mesfushori i Sassuolos minimizoi ndeshjen e suedezëve, fitues me pothuaj një mundësi: "Ata kanë bërë një kros dhe një gol, por ne patëm rastet tona. Kështu e ka futbolli duhet të ushtrohem më shumë dhe në Europian do të kthejmë golat".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI