Flash

"Meritonim të fitonim, nuk luhet më pa VAR": shpërthen Sylvinho, për penalltinë e Brojës

Lapsi.al 25 March 2024
"Meritonim të fitonim, nuk luhet më pa VAR": shpërthen
"Nuk kam frikë për situatën pas humbjeve. Ne jemi kualifikuar në Europian dhe duhet të jemi të lumtur e të kënaqur". Sylvinho mundohet të mos bëjë dramë në dy humbjet radhazi në këto miqësore të marsit. 1-0 kundër Suedisë, natyrisht, që nuk ngjante me atë të pësuar tre ditë më parë me Kilin, por sidoqoftë mbetet një disfatë. "Kjo është një skuadër që nuk është ende gati. Jam absolutisht i sigurt që Mitaj, Bajrami, Asllani, Asani e të tjerë, janë lojtarë që nuk kanë ende 15 ndeshje me Kombëtaren. Në këtë moment kemi parë edhe Muçin, kam menduar se edhe ai mund të bënte sulmuesin shtesë. Nuk është gati ende skuadra, por është në drejtimin e duhur. Sot e meritonim të fitonim, por nuk ka rëndësi rezultati". Lexo më tejVideo/ Strakosha i pavëmendshëm, Suedia mposht 1-0 kuqezinjtë: Broja qan penalltinë e padhënë Sylvinho pastaj u kthye në episodin që mund të ndryshonte lojën. Ajo e Brojës, për brazilianin, ishte padyshim penallti: "U munduam të bënim ndryshe me shpejtësinë e Brojës, hera e parë që kemi një 9 si pikë referimi. Ai mund të kishte një penallti në favor, nuk luhet më pa VAR. Ai ka forcë, shpejtësi në një kundër një në zonë. Kemi nevojë për shpejtësinë e një qendërsulmuesi, e me Brojën mund ta bëjmë". Tekniku, përtej kësaj, nuk gëzohet vetëm me performancë: "Ndjehem i trishtuar pasi nuk barazuam apo fituam. Por nuk mund t'i them asgjë në dhomat e zhveshjes lojtarëve, se paraqitja ishte shumë e mirë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI