Flash

Video/ Pulisic festoi triumfin ndaj Meksikës, por nuk e kishte vënë re rezultatin: "Nuk e kisha kuptuar"

Lapsi.al 26 March 2024
Video/ Pulisic festoi triumfin ndaj Meksikës, por nuk e kishte
Të hënën, në orët e para të mëngjesit me orën tonë, Kombëtarja e SHBA-së mposhti Meksikën 2-0 në finalen e Concacaf Nations League, falë golave të Tyler Adams dhe Giovanni Reyna. Në fushë për amerikanët ishte edhe Christian Pulisic (i zëvendësuar në minutën e 93'), i cili në fund të ndeshjes ishte protagonist i një episodi qesharak.

PULISIC: "2-0, NUK E KISHA KUPTUAR"

Në fishkëllimën e fundit, para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Pulisic ishte duke bërë shaka me shokët e skuadrës kur u kthye drejt tabelës së stadiumit. Pikërisht aty sulmuesi kuptoi se ndeshja nuk kishte përfunduar 1-0 si mendonte: "Nuk e kisha kuptuar, 2-0".

VIDEO VIRALE

Presioni dhe rëndësia e ndeshjes duhet të kenë dominuar me siguri mendjen e Pulisic, aq sa ish-lojtari i Chelsea kishte humbur golin e dytë, atë që u shënua nga Reyna në minutën e 63'. Një episod i vogël zbavitës, që u bë viral në vetëm pak orë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI