Flash

Fundi i turpshëm i talentit të madh Gabigol: dënohet dy vjet për tentativë mashtrimi në testin antidoping

Lapsi.al 26 March 2024
Fundi i turpshëm i talentit të madh Gabigol: dënohet dy vjet
Dy vjet skualifikim për Gabigol: ky është vendimi i Gjykatës Sportive të Antidopingut brazilian. Sulmuesi ka shkelur nenin 122 të kodit përkatës antidoping, që parashikon një dënim maksimal prej katër vitesh. Faktet datojnë që në 8 prill 2023 gjatë një kontrolli të befasishëm në një seancë stërvitore të Flamengos. Për këtë arsye, data efektive e ndalimit e cila, duke filluar nga prilli i kaluar, do të arrijë në prillin e vitit 2025 kur, ndër të tjera, kontrata e sulmuesit ish-Inter (do të përfundojë më 31 dhjetor 2024) do të ketë skaduar tashmë. Gabigol ka shpallur ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Rasti, siç u përmend, daton në 8 prill 2023, në prag të ndeshjes kundër Fluminense, finale e kampionatit Carioca, kur në kampin stërvitor të Flamengo u krye një test dopingu i beftë. Sipas asaj që shkruan UoL, Gabigol fillimisht ka fyer komisionerët e antidopingut duke u ankuar se ka qenë gjithmonë në sferën e kontrolleve. Më pas ai ka tentuar të fshehë organet gjenitale gjatë mbledhjes së urinës (që është e ndaluar) dhe më pas e ka dorëzuar gotën të hapur (ndërsa duhet të dorëzohet e mbyllur). Lexo më tej: Gabigol nuk shihet me sy, tërbohen tifozët e Flamengo: sherr me zv/presidentin Braz Për këto fakte ai është denoncuar më pas për “mashtrim ose tentativë mashtrimi të procesit të kontrollit antidoping”, deri në vendimin e sotëm të skualifikimit. Dikur talent i madh dhe premtues për futbollin elitar, Gabigol, 27 vjeçar rrezikon të shohë të mbyllet turpshëm karriera e tij.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI