Flash

Acerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim, shpërthen gruaja e tij pas vendimit: "Çin çin luanëve të tastierës"

Lapsi.al 26 March 2024
Acerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim, shpërthen gruaja e tij
Francesco Acerbi u lirua nga akuzat për racizëm për episodin që ndodhi gjatë ndeshjes Inter-Napoli me Juan Jesus. Mbrojtësi i Inter nuk duhet të kryejë asnjë pezullim dhe do të jetë sërish në dispozicion të teknikut Simone Inzaghi dhe, në këtë pikë, edhe të Luciano Spalletti dhe Italisë përpara Kampionatit Evropian në Gjermani. Gjykatësi Sportiv nuk i konsideroi provat të mjaftueshme për të dënuar apo akuzuar mbrojtësin Francesco Acerbi. Nëse nga njëra anë, Napoli dhe Juan Jesus ajnë nervozuar, në shtëpinë e Acerbi ka festë dhe ka qenë gruaja e mbrojtësit të Inter ajo që ka folur. Lexo më tej: "Të bëj të zi...", mbrojtja e Acerbi në Prokurori. I pari thërritet Juan Jesus: ja etapat

GRUAJA E ACERBIT NUK E "RRUDH" GOJËN

Nëse Francesco Acerbi ende nuk është shprehur pas vendimit të Gjykatësit sportiv, ka qenë partnerja e mbrojtësit ajo që ka folur. Nëpërmjet profilit të saj në Instagram, Claudia Scarpari nuk u përmbajt dhe donte të dërgonte një mesazh plot cinizëm për urrejtësit. Me një foto që e tregon atë me një gotë verë në dorë, ajo ka shtuar mbishkrimin e mëposhtëm: "Çin çin. Atyre që ofendojnë familjarët. Atyre që kërcënojnë jetën e fëmijëve. Për luanët e tastierës. Për ata që na mbytën me ofendime mua dhe fëmijët e mi për ditë me radhë, çin çin. Ju duhet". Një përgjigje shumë e ashpër që vjen në fund të ditëve të vështira për familjen Acerbi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Claudia Scarpari (@claudiascarp)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI