Flash

Video/ Gjeorgjia bën historinë me penallti e shkon në Euro2024: eliminohet Greqia

Lapsi.al 26 March 2024
Video/ Gjeorgjia bën historinë me penallti e shkon në Euro2024:
Mbërrin larja e hesapeve në lidhje me kualifikimin në Euro 2024. Gjeorgjia rrëmben kualifikimin duke mposhtur Greqinë me penallti pas një barazimi 0-0 në kohën e rregullt. Helenët iu afruan goditjes në kohën shtesë me traversën e Mavropanos, por më pas u shembën 4-2 në llotarinë finale me gabimet e Bakasetas dhe Giakoumakis. Kvaratskhelia doli jashtë në minutën e 108' për shkak të një dëmtimi në ijë.

GJEORGJI-GREQI 0-0 (4-2 p.p.)

Gjeorgjia fluturon drejt Gjermanisë, duke eliminuar Greqinë me penallti dhe duke u kualifikuar në Euro2024. Një sfidë shumë e zjarrtë me intensitet nga të dyja palët. Te vendasit, Kakabadze është ndër më të rrezikshmit në të djathtë, me disa inkursione interesante, të cilat megjithatë nuk zgjidhën ndeshjen. Në minutën e 45' erdhi shansi i parë i ndeshjes: një goditje dënimi tinëzare nga Chakvetadze, e devijuar në kënd nga Vlachodimos. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shumë nervozizëm (një anëtar i pankinës u përjashtua nga secila anë), por gjithsesi asnjë gol për dy skuadrat. Të besuarit e Poyet e nisën më mirë pjesën e dytë, duke shtyrë veçanërisht në krahë me Tsimikas dhe Masouras. Më pas skuadra e Sagnol tentoi të përfitojë nga kundërsulmet, por ndeshja mbeti e bllokuar. Në fund ishte Kvaratskhelia që provoi pa mundur të evitojë kohët shtesë. Në pjesën e parë shtesë, në minutën e 100' grekët flirtuan me golin me goditjen me kokë të Mavropanos që goditi traversën, por pak minuta më vonë u shpëtuan nga Vlachodimos, që ndali Mikautadze. Në bilbilin e fundit, pas njëqind e njëzet minutash, dy skuadrat e zgjidhën me penallti. Përcaktues ishin gabimet e Bakasetas dhe Giakoumakis, ku Mamardashvili neutralizoi të parën nga dy penalltitë dhe e dërgoi Gjeorgjinë direkt në Euro2024. Kvara dhe shokët e tij i bashkohen Portugalisë, Turqisë dhe Republikës Çeke në grupin F, ndërsa Greqia është eliminuar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI