Flash

Richarlison rrëfen dramën personale post-Botërorit në Katar: "Doja të dorëzohesha"

Lapsi.al 27 March 2024
Richarlison rrëfen dramën personale post-Botërorit në Katar:

Ka përvoja që mund të ndikojnë negativisht në jetën personale të një sportisti dhe ekspedita e Brazilit në Kupën e Botës Katar 2022 ishte pikërisht një nga ato përvoja për Richarlison. Sulmuesi i pesë herë kampionëve të botës u vu në shënjestër të kritikave për performanca të pamjaftueshme. E eliminimi i Brazilit në çerekfinale ishte një traumë e vështirë për tu kapërcyer.

Sulmuesi i Tottenham, në një intervistë dhënë për ESPN UK, zbuloi ndjesitë e përjetuara në periudhën pas turneut të Katarit, në të cilën kombëtarja e Selecaos u eliminua në çerekfinale me penallti nga Kroacia.

Lexo më tej: Dy penallti inekzistente për Spanjën, Brazili shpërthen ndaj arbitrimit: "Nuk do të luajmë më pa VAR"

RICHARLISON PAS KATAR 2022: RËNIA DHE RINGRITJA

Qendërsulmuesi brazilian foli mjaft emocionalisht se si eliminimi i papritur i Brazilit e preku thellë, deri në atë pikë sa e detyroi të kërkonte mbështetje psikologjike: “Isha në kulmin tim, i fortë mendërisht dhe megjithatë pas kësaj arrita kufirin”, shpjegoi Richarlison. "Nuk mendova të vrisja veten, por të dorëzohesha po. Terapia më shpëtoi jetën. Kërkoja vetëm gjëra të këqija, madje edhe në Google. Më parë kisha këtë paragjykim për psikologët, duke menduar se kushdo që donte të shkonte aty ishte i çmendur. Nuk ishte kështu: është zbulimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI