Flash

Puthje pa konsensus dhe intimidim i lojtares: Prokuroria spanjolle kërkon 2.5 vjet burg për Rubiales

Lapsi.al 27 March 2024
Puthje pa konsensus dhe intimidim i lojtares: Prokuroria spanjolle kërkon
Prokuroria e Gjykatës Kombëtare të Audiencia Nacional ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen e vjedhur dhe intimidimin e mëpasshëm të futbollistes së kombëtares spanjolle Jennifer Hermoso. Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj kapitenes Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës Botërore të Futbollit për Femra më 23 gusht dhe presioni pasues ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte e lejuar, përbën një krim agresioni seksual dhe detyrim. Lexo më tej: Të jap turneun, më jep prona, akuza të rënda ndaj Luis Rubiales: "Superkupa në Arabi, në këmbim të tokës" Këtë e raporton prokuroria në dispozitën e cituar nga mediat iberike, përfshirë RTVE. Prokuroria kërkon gjithashtu dënimin me një vit e gjysmë burg për detyrim për drejtorin sportiv të kombëtares së meshkujve, Albert Luque, për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, Jorge Vilda dhe për ish-menaxherin e marketingut të Federatës së Futbollit, Ruben Rivera. “Situata shtrënguese e të akuzuarve ndaj futbollistes Hermoso përfundoi kur i akuzuari Luis Manuel Rubiales Bejart u pezullua përkohësisht nga FIFA më 26 gusht 2023”, thuhet në kërkesën e akuzës. "Faktet e përshkruara bënë që Jennifer Hermoso Fuentes të përjetonte një situatë ankthi dhe stresi intensiv, i cili zgjati për disa muaj".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI