Flash

Video/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e mbulon me tutën e tij

Lapsi.al 27 March 2024
Video/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e
Jude Bellingham është një kampion i madh si brenda dhe jashtë fushës dhe para ndeshjes kundër Belgjikës ai ishte protagonist i një momenti shumë prekës. Mesfushori i Real Madrid ka hyrë në fushë i shoqëruar nga një djalosh në karrocë me rrota dhe gjatë himnit të zakonshëm ka vënë re se djali po ngrinte nga të ftohtët. Atëherë anglezi hoqi tutën e tij dhe e mbuloi me xhaketë. Më pas në fushë, veprimet e tij të zakonshme me klas të lartë dhe goli që barazoi rezultatin 2-2 në kohën e plotë të shtesës. Lexo më tej: Video/ Djali që kapte topat po ngrinte nga i ftohti, gjesti i Bellingham bën xhiron e botës Bellingham nuk është i panjohur për gjeste të ngjashme. Në fakt, në fillim të janarit, gjatë ndeshjes Arandina-Real Madrid në Kupën e Mbretit, një ndeshje e fituar 3-1 nga skuadra e teknikut Ancelotti, ish-lojtari i Borussia Dortmund vuri re një djalosh që kapte topat dukshëm duke patur ftohtë dhe pa e menduar dy herë, e mbuloi me batanijen e tij.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI