Flash

Festë me drita të kuqe: Andrea Iannone e Elodie zhveshur në pishinë pas garës

Lapsi.al 27 March 2024
Festë me drita të kuqe: Andrea Iannone e Elodie zhveshur në

Elodie dhe Andrea Iannone festuan vendin e dytë të pilotit në Superbike GP të Katalonjës nudo në pishinë. “Të dashuruar” shkruajti këngëtarja duke shoqëruar disa poza pasionante që i tregojnë të përqafuar në ujë pa asnjë rrobë mbi trup. Elodie ndoqi dashurinë e saj në Barcelonë për garën dhe, më pas, çifti mori kohë për përqafime dhe përkëdhelje.

Elodie dhe Andrea Iannone festuan vendin e dytë në garën Superbike të Çmimit të Madh të Katalonjës me një festë private në pishinë. Piloti abrucez u rikthye në pistë pas një skualifikimi 4-vjeçar për doping. Pamjet e ngjarjes, ku çifti shfaqet në momente intime dhe afeksionale, këngëtarja i ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, duke shkaktuar një valë të shpejtë komentesh entuziaste nga ndjekësit. Për më tepër, Elodie zbuloi për fansat lajmin e rikthimit të saj të shumëpritur live me një sërë koncertesh, pas suksesit të turneut të saj vitin e kaluar. Më 20 mars, ajo bëri një paraqitje surprizë në koncertin e Renato Zero në Romë, ku duetuan në këngën “Cercami”, duke i dhuruar të pranishmëve një moment të madh emocioni.

NJË UNAZË FEJESE PËR ELODIE

Pak javë më parë Elodie dhe Andrea Iannone u fotografuan në Milano dhe paparacëve nuk u shpëtoi një unazë e çmuar që shkëlqente në gishtin e unazës së ish-konkurrentes së “Amici”. Çifti është bashkë prej gati dy vitesh, pasi këngëtarja dhe piloti u njohën gjatë verës së vitit 2022 në Pulia, falë miqve të përbashkët. Ajo që nisi si një flirt i thjeshtë në diellin e verës është kthyer në agimin e një lidhjeje intensive dashurie. Këngëtarja kishte qenë më parë në një lidhje me reperin Marracash dhe i kishte thënë në mënyrë specifike Peter Gomez se "asnjë partner i ardhshëm nuk mund të ishte kurrë në lartësinë e tij". Megjithatë takimi me Andrean i përmbysi pritshmëritë.

DEDIKIMI PËR ANDREA IANNONE

Disa javë më parë Elodie festoi rikthimin e Andrea Iannone në pistë dhe me rastin e vendit të tij të tretë në Australi ajo shkroi në rrjetet sociale: "Krenare për këtë rikthim të mrekullueshëm. Ke qenë në gjendje të prisje me durim, dashuri dhe dinjitet. Faleminderit për shembullin që je, faleminderit për ëmbëlsinë, forcën dhe bukurinë e syve të tu që nuk u lodhën kurrë nga jeta! Ti je njeriu im i mirë, i bukur dhe i cmendur si një kalë. O Zot sa të dua!".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI