Flash

Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: "Njerëz me kapuç, kërcime e këngë deri në 5 të mëngjesit"

Lapsi.al 28 March 2024
Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: "Njerëz me
U deshën 14 muaj e 5 ditë, duke filluar nga 20 janari 2023, që Dani Alves të dilte nga burgu. Ish-futbollisti ka paguar një milion euro me kusht dhe do të lirohej të hënën, ndërsa pret që dënimi i tij me katër vjet e gjashtë muaj për abuzim seksual të një vajze të marrë formë të prerë. Braziliani për momentin mbetet në liri me kusht në komunën spanjolle të Esplugues de Llobregat. Programi 'Así es la vida' i transmetuar në kanalin Telecinco zbuloi detajet e një feste të pretenduar, të organizuar në shtëpinë e ish-futbollistit pas lirimit të tij.

ERDHËN TË AFËRM E MIQ

Sipas gazetarit të televizionit që ndodhej në adresën e të pandehurit, anëtarët e grupit kanë mbërritur, kur thuajse nuk kishte mbetur asnjë gazetar dhe kanë qëndruar me Dani Alves deri në pesë të mëngjesit. Lexo më tejVideo/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar: braziliani del pas 14 muajsh burg Këto nuk janë vizitat e para që ka marrë Dani Alves, pasi ai shoqërohej edhe nga dy miq të cilët ishin të mbuluar me kapuç dhe nuk pranonin pyetjet e gazetarëve të pranishëm, shkruan e përditshmja Sport, e cila ka kapur pamjet. Festimet janë pjesë e garancisë së dhënë nga gjykatat deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së tij. Gjykata e Apelit e Barcelonës i dha atij mundësinë e qendrimit në shtëpi me pagesën e kushtit, ndërkohë që zhvillohet procesi i apelit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI