Flash

Video/ Fitorja e parë pas dy muajsh, Zejnullai thyen tersin: Kukësi rrëzohet në Rrogozhinën e fatit

Lapsi.al 29 March 2024
Video/ Fitorja e parë pas dy muajsh, Zejnullai thyen tersin: Kukësi

Kishte fituar 4 herë në pesë transfertat e fundit në Rrogozhinë, pork y sezon duke i mallkuar në ndeshjet me kryesuesit për blutë. Egnatia fiton 1-0 dhe mban të paprekur rekordin sezonal: katër fitore në katër ndeshje. Zejnullai vendosi ndeshjen me një gol të minutën e 6’ që veri lindorët nuk e përmbysën dot.

Tetova kërkonte reagimin e të tijve, sepse Vllaznia mund ti merrte kryesimin. Egnatia shënoi me shpejtësi që në minutën e gjashtë dhe pastaj kërkoi të mbyllte ndeshjen. Zejnullai e bëri të thjeshtë ndeshjen, me golin që në minutën e 6’. I pafat pastaj Spahiu në të 21’, i ndalur nga traversa. Rrogozhinasit provuan edhe në minutën e 31’, kur Ibrahimoglu pasoi për Fernando, që në pozicion ballor me portën, goditi mbi katërkëndëshin e Tafas. Kukësi pati vetëm një mundësi me Salami, 60 sekonda më vonë, por Sherri kontrolloi në pozicion pa probleme. E mbylli pjesën e parë përpara Egnatia, që insistoi me Montenegro, katër minuta nga fundi, por Tafas reagoi si duhet.

Lexo më tej: Egnatia nuk di të fitojë në Rrogozhinë: Kukësi ka fituar 4 herë në 5 vizitat e fundit

Zejnullai u mundua ti japë ritëm të tijve në mesfushë, por pas rifillimit, ndeshja u bë aggressive, me shumë faulle e pak raste. Zëvendësimet e Tetovës e Devollit nuk ndryshuan asgjë, edhe pse pas mundësisë së shfaqur për Drame, në të 81’ miqtë mund të kishin barazuar. Në minutën e 94’ Fejzaj nga distanca vuri në provë reflekset e Sherrit, i ekzaltuar pas thirrjes nga kombëtarja, që shpëtoi portën e tij duke devijuar mbi traversë. Egnatia ruan vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Kukësi pas dy fitoresh rrëzohet përsëri dhe mbetet gjithnjë e më i fundit me 25 pikë.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1bqr24c/zejnullai_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI