Flash

Dani Alves, nga Brazili vijnë akuza të tjerë. "Aty do të kishin vrarë"

Lapsi.al 30 March 2024
Dani Alves, nga Brazili vijnë akuza të tjerë. "Aty do

Probleme të tjera përpara për Dani Alves, i dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg në shkallë të parë për përdhunimin e një gruaje në klubin e natës Sutton në Barcelonë në dhjetor 2022. Braziliani aktualisht është në liri me kusht pasi u largua nga burgu duke paguar një garanci prej një milion eurosh. Ish-mbrojtësi i krahut do të gjykohet në Brazil për një tjetër krim.

Dani Alves është akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit, duke 'vjedhur' muzikën e dy kompozitorëve brazilianë për një këngë të publikuar në vitin 2020 për një projekt për OKB-në. Nga ana e tyre, avokatët e Dani Alves kanë mohuar se është plagjiaturë, duke deklaruar se Giuliano Matheus dhe Thiago Matheus duan vetëm të përfitojnë nga fama e lojtarit, për t'u pasuruar në kurriz të tij.

Lexo më tej: Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: "Njerëz me kapuç, kërcime e këngë deri në 5 të mëngjesit"

Dani Alves është mbyllur në vilën e tij pranë Barcelonës, ku festoi lirinë dhe ditëlindjen e babait të tij, me një festë që vazhdoi deri në 5 të mëngjesit. E çdo të enjte ai duhet të shkojë personalisht në komisariat. Pikërisht në daljen e tij të parë nga shtëpia ai është sulmuar verbalisht nga disa kalimtarë, të cilët e kanë mbuluar me sharje. "Në Brazil tashmë do të të kishin vrarë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI