Flash

"7 finale e luftë deri në fund". Deliallisi nuk zhgënjehet për ditëlindje, Osmani: "Gabuam nga dëshira"

Lapsi.al 29 March 2024
"7 finale e luftë deri në fund". Deliallisi nuk

“Në 90 minuta përveç një episodi, me vjen keq për mënyrën si e morëm golin, një keqvendosje në fazën defensive u goditëm. Kishim më shumë raste se kundërshtari për të fituar ndeshjen, mendoj që duhet ta fitonim ndeshjen". Alfred Deliallisi feston ditëlindjen me një pikë në Loro Boriçi kundër Vllaznisë. Të besuarit e tij morën një 1-1, që i jep moral Erzenit për mbijetesën e vështirë në këtë sezon. Ajo që tekniku nuk pranon është mënyra e pësimit të golit: "Një mospërqendrim dhe vjedhja e kohës nga sulmuesi, nuk është se ishte kundërshtari me superior se ne. Në pjesën e dytë mund ta kishim goditur kundërshtarin dhe ta fitonim ndeshjen".

Vendi i parafundit është një rrezik për Erzenin, por Deliallisi ka idetë e qartë: "Po t’i marrim ndeshjet 1 nga 1, në momentin që kemi krijuar një filozofi loje në mënyrën se si mbrojmë dhe si dalim përpara, me kundërshtaret që na lejojnë të luajmë futboll, kemi më shumë mundësi. Kemi humbur shumë pikë më ekipe që janë më të dobët se ne, por kemi edhe 7 javë në lojë. Duhet të japim shumë nga vetja, nuk duhet të jemi inferiorë ndaj kundërshtarit. Janë shtatë finale dhe do jetë një luftë deri në përfundim”, përfundoi Deliallisi.

Lexo më tej: Video/ Balaj nuk mjafton, Blazevic i jep asist Partizanit: Erzeni ndal Vllazninë në Loro Boriçi

OSMANI: "GABUAM NGA NXITIMI"

“Shpeshherë gabonim nga shpejtimi, si në pasime edhe në driblime në mesin e fushës. Skuadra nuk ishte e freskët, veçanërisht në pjesën e dytë, kjo gjë nuk u shfaq. Unë gjatë këtyre 10 ditëve që kemi punuar me ekipin, jemi munduar për të qenë sa më të freskët ndaj Erzenit. Nuk u arrit dhe rezultati është ky që është, barazimi". Qatip Osmani ka mbetur i zhgënjyer nga skuadra e tij, në 1-1 e Loro Boriçit kundër Erzenit. Tekniku i Vllaznisë, në ndalesën e dytë radhazi, nuk pranon kurrësesi se lojtarët kanë nënvleftësuar kundërshtarin: "Jemi profesionistë, të gjitha ekipet janë në Superiore, nuk ka vend për nënvlerësim, pavarësisht renditjes. Dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen bëri që të gabonim. Donim të shkëputeshim pak nga vendi i katërt dhe të pesë. Kjo mendoj se është më e arsyeshme për t’u thënë”, u shpreh Osmani.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI