Flash

“Ky Juventus ka kotele në fushë, nuk shënon sikur të luajnë 3 orë”: Tacconi kritik ndaj Allegrit

Lapsi.al 30 March 2024
“Ky Juventus ka kotele në fushë, nuk shënon sikur të

Dy vjet pas aneurizmës dhe hemorragjisë cerebrale që shkaktoi frikë për jetën e tij, Stefano Tacconi kujton dramën dhe rilindjen e tij, të mundësuar edhe falë mbështetjes së madhe të familjes. Një mbështjetje që ai e përkufizon si “paterica e vetme pa të cilën nuk mund të bëjë. Isha me fat në tragjedi – përsëriti ish-portieri i Juventus – mund ta tregoj historinë time, tashmë jam në një pikë të mirë”.

Tacconi ka rrëfyer edhe frikën nga e keqja që nuk ikën, sakrificat, memorja që e tradhton ("Por më kujtohen golat e shënuar 40 vjet më parë...") dhe dashuria për Juventus që ka mbetur e paprekur. “Në prill do të kthehem në Stadium kundër Milan”.

Lexo më tejPësoi hemoragji cerebrale në prill 2022, Stefano Tacconi kthehet më në fund në shtëpi: "Fitoi"

"Edhe pse kjo Juve nuk është ajo me të cilën kam fituar gjithçka. Nuk shkon asgjë siç duhet - tha Tacconi në një intervistë për Sportweek -. Loja e Allegrit është e mërzitshme, ekipi i sheshtë. Ne kishim Furino e Tardelli që kishin agresivitet të çmendur. Ne gjithmonë kemi dashur të fitojmë pa marrë parasysh asgjë. Tani shoh kaq shumë 'kotele' në fushë." E përsëri: "Kam luajtur me Platini dhe gjatë ndeshjeve kemi pasur gjithmonë ndjesinë se do të shënonim. Sot shoh Juventus dhe mendoj se këta djem nuk do të shënojnë gol as sikur të luajnë për tre orë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI