Flash

Video/ Partizani me 10 lojtarë, 1-1 në Laç: Qirko e shpëton nga humbja, duke pritur penalltinë

Lapsi.al 30 March 2024
Video/ Partizani me 10 lojtarë, 1-1 në Laç: Qirko e

"Nuk gabojmë më" kishte premtuar Orges Shehi para ndeshjes, por Partizani bën një tjetër hap fals në Laç, duke rrezikuar madje edhe të dilte i mundur. Mbyllet 1-1 mes kurbinasve e të kuqve për javën e 29 të Superiores, pas kthimit nga pauza e kombëtares, me kryeqytetasit që luajtën gjatë me 10 lojtarë. Kartoni i kuq i Carës pas 18' i komplikoi gjërat, edhe pse Partizani kaloi i pari në avantazh me golin e mbrojtësit Sota. Në pjesën e dytë, Sobowale barazoi rezultatin para se Qirko të ishte vendimtar me penalltinë e pritur.

Laçi, në fakt, ishte më ngulmues gjatë gjithë ndeshjes. Intensiteti i kurbinasve u shtua edhe më shumë pas kartonit të kuq të Carës. Ndërhyrja e sulmuesit të kuq ndaj Kurtit fillimisht u ndëshkua me të verdhë nga Xhaja, që u thirr te VAR dhe pas rishikimit përjashtoi lojtarin e Partizanit. Me 10 lojtarë ishte Partizani që gjeti avantazhin. Sota shënoi pas zhvillimeve kaotike të një goditje këndi dhe Shehi mendoi se ishte më e udhës të mbrohej.

Lexo më tej: Video/ Balaj nuk mjafton, Blazevic i jep asist Partizanit: Erzeni ndal Vllazninë në Loro Boriçi

QIRKO HERO, POR MBROJTJA PROBLEMATIKE

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Cungut aktivizoi Myrtën dhe Sobowale, në vend të Bajramajt dhe Kryeziut. Kombinimi i dy të sapofuturve sollën golin e barazimit. Sobowale finalizoi një aksion të gjithin në shtëpi, por Laçi kishte një marsh më shumë dhe kërkoi të dytin. Shehi u mbrojt me zëvendësimet e tij, por në minutën e 61' Mikulic shkaktoi një penallti që mund të ishte fatale. Për fatin e të kuqve, Ujka u hipnotizua nga Qirko që shpëtoi rezultatin.

Cungu nxiti të tijtë të shtyjnë përpara, por nujk pati më gol dhe Partizani mbetet në vendin e tretë, me 47 pikë, tre pikë pas Vllaznisë, në renditjen e kampionatit. Laçi mbetet në zonën playout +4 nga zona e rënies.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1brjk4b/sota_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI