Flash

Kaçorri gol spektakolar, Qefalia mbyll hesapet: Dinamo thyen Skënderbeun e sheh vendin e katërt

Lapsi.al 30 March 2024
Kaçorri gol spektakolar, Qefalia mbyll hesapet: Dinamo thyen

Ditët vendimtare kanë nisur mirë për Dinamon, që ka kompletuar gjysmën e punës për të cilën ishte thirrur në cështje. Skuadra e Mehmetit ka shkatërruar 2-0 Skënderbeun, duke afruar tani -1 nga korçarët e vendit të katërt. Tani blutë duhet të fitojnë edhe në mesjavë ndeshjen e prapambetur me Teutën, për të marrë vendin e tyre në Final Four. Kaçorri hapi ndeshjen me një super gol në minutën e 3', Qefalia vulosi fitoren 8 minuta nga fundi. Mehmeti ka përse të festojë.

Dinamo ka siguruar një sukses shumë të rëndësishëm, për vendin e katërt, duke fituar ndeshjen direkte me Skënderbeun. Pas tre ndeshjesh pa fitore, Mehmeti kthehet të fitojë ndeshjen e duhur, i udhëhequr nga Kaçorri. Gol fantastik i sulmuesit në minutën e 3' që i hap rrugë suksesit të Dinamos, edhe pse vetë u detyrua të tërhiqet në minutën e 18' i dëmtuar e i zëvendësuar nga Smaçi. Bardhekuqtë e ndjenë goditjen pavarësisht se u munduar të reagonin me Liçon e Franklin. Në minutën e 29' Rashica kishte mundësinë më të mirë të pjesës së parë, por goditi jashtë.

Blutë ndërkohë u rikthyen ofensivë pas rifillimit me rastet e firmosura nga Qefalia dhe Zabërgja. Kosovari humbet mundësinë ideale edhe në minutën e 68' dhe ndeshja mbeti e hapur deri në minutën e 82' kur Qefalia shënoi golin e dytë. Tre pikë fondamentale për renditjen në pjesën më të rëndësishme të kampionatit. Dinamo mbërrin tashmë me 39 pikë, duke barazuar Tiranën e -1 nga Skënderbeu, por ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë të fundit të fazës së tretë kundër Teutës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI