Flash

Video/ Çmenduri në Brentford, katër shtylla e dy gola në shtesë: 1-0 i United në të 96', Ajer barazon në të 99'

Lapsi.al 30 March 2024
Video/ Çmenduri në Brentford, katër shtylla e dy gola në

Java e 30' e Premier League u mbyll në mënyrë spektakolare. Manchester United shpëton nga shtyllat (katër), merr avantazhin në minutën e 96' me Mount dhe arrihet në minutën e 99' nga Ajer. Mbyllet 1-1 mes skuadrës së Ten Hag dhe Brentford. Në ndeshjet e tjera, për Chelsea nuk mjaftoi dygolëshi i Palmer, në barazimin 2-2 me Burnley (me dhjetë lojtarë nga 40'). Newcastle përmbys West Ham nga 1-3 në 4-3 në minutat e fundit falë Barnes. Aston Villa (2-0 kundër Wolves) dhe Tottenham (Son firmosi 2-1 kundër Luton) fituan ndeshjet e tyre.

BRENTFORD-MANCHESTER UNITED 1-1

Brentford ishte dukshëm më proaktiv në pjesën e parë, por i pafat. Toney goditi shtyllën me një tentativë nga jashtë zonës në minutën e 24', ndërsa Zanka gjeti traversën tetë minuta më vonë me kokë. Pak para përfundimit të pjesës, Rashford kërkoi nga distanca zgjidhjen personale, por Flekken u përgjigj menjëherë. Pjesa e dytë filloi në një mënyrë më të ekuilibruar, me Fernandes dhe Hojlund në njërën anë dhe Yarmoliuk dhe Leëis-Potter në anën tjetër, që patën mundësi të mëdha për të thyer bllokimin, por portierët nuk lejuan të superoheshin. Wissa goditi shtyllën e tretë të Brentford pas një ore lojë, Mbeumo regjistroi të katërtin më vonë. Ten Hag futi në fushë Mount dhe ishte pikërisht ish-lojtari i Chelsea që shënoi 1-0 në minutën e 96' me asistin e Casemiro. United në ekstazë, por tre minuta më vonë Ajer riktheu barazinë përfundimtare. United mbetet i gjashti në renditje me 48 pikë.

Premier League England

Newcastle United 4-3 West Ham United

Bournemouth 2-1 Everton

Chelsea 2-2 Burnley

Nottingham Forest 1-1 Crystal Palace

Sheffield United 3-3 Fulham

Tottenham Hotspur 2-1 Luton Town

Aston Villa 2-0 Wolves

Brentford 1-1 Manchester United

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI