Flash

Video/ Tifozi e mbyt me fyerje, portieri i ngjitet në tribunë: karton i kuq për Sarr, reagojnë lojtarët

Lapsi.al 1 April 2024
Video/ Tifozi e mbyt me fyerje, portieri i ngjitet në tribunë: karton
Çështja e racizmit në stadiume vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin europian. Pas mbylljes së çështjes Acerbi, i liruar në kontekstin e fyerjes raciste të supozuar ndaj Juan Jesus gjatë Inter-Napoli, fenomeni është kthyer fatkeqësisht në aktualitet në Spanjë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së RFEF Primera Division (seria e tretë spanjolle) midis Sestao River dhe Rajo Majadahonda. Protagonist ishte portieri senegalez Sarr.

FYERJE RACISTE NDAJ PORTIERIT

Në minutën e 87' (me rezultatin 2-1 për vendasit), ofendime të rënda raciste iu drejtuan portierit të Rayo, Cheikh Sarr. Në këtë moment, senegalezi e identifikoi personin përgjegjës. 24 vjeçari reagoi instinktivisht dhe u vërsul drejt tribunës, duke kapur tifozin nga shalli, në përpjekje për të “bërë drejtësi vetë”.

VENDIMI I RAJO MAJADAHONDA

Një gjest që i kushtoi atij përjashtimin direkt dhe që shkaktoi qëndrimin e qartë të shokëve të tij. Jorge Casado, kapiteni i Rayo, e theksoi në mikrofonat e Cadena Ser se ishte gjëja e duhur për tu bërë: "Të gjithë lojtarët ranë dakord të largoheshin nga fusha dhe të ndërpresin ndeshjen. Nuk humbëm asnjë moment, nuk mund të vazhdonim të luanim sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ne folëm me arbitrin dhe ai pranoi vendimin tonë duke e pezulluar ndeshjen. RFEF u përpoq të na detyronte të ktheheshim në fushë, një situatë e pabesueshme. Në vitin 2024 është absurde që ka njerëz të lirë të hyjnë në stadium dhe të shajnë njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës, është turp”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI