Flash

Inate të bartura, Manchester City fshin João Cancelo: në dokumentarin e Netflix për Treble mungon… protagonisti

Lapsi.al 2 April 2024
Inate të bartura, Manchester City fshin João Cancelo: në
Tifozët e Manchester City nuk janë veçanërisht të kënaqur me disa aspekte të dokumentarit të Netflix, 'Together: Treble Winners', i cili u shfaq premierë këtë të martë. Futbollisti i përfaqësueses portugeze Joao Cancelo ishte pjesë e skuadrës në pjesën e parë të sezonit të kaluar, në të cilin Citizens fituan ‘Treble’, por në dokumentar është zhdukur.

NJË NGA MOTIVET ËSHTË... JOÃO CANCELO

Portugezi ishte pjesë e ekipit që fitoi tre tituj sezonin e kaluar, pavarësisht largimit në janar. E tashmë ka kritika se ky largim nuk u dokumentua në mënyrë adekuate në një nga gjashtë episodet e disponueshme në platformën e transmetimit, si ka bërë të ditur SPORT. Lexo më tejCancelo shpërthen në akuza: "Guardiola ka thënë gënjeshtra, City mosmirënjohës me mua" Në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale është fakti se në dokumentar nuk përmenden në asnjë formë 115 shkeljet për të cilat akuzohet Manchester City, për “fair play” financiar. Në fakt, tema është trajtuar vetëm shkurt, duke publikuar deklaratën në të cilën Pep Guardiola garanton në mes të konferencës për shtyp se nuk do të largohet nga klubi për këto arsye. Tani, për tu kthyer te fshirja e Joao Cancelo, në prapaskenë janë polemikat në distancë të anësorit tashmë te Barcelona, ndaj klubit dhe teknikut Pep Guardiola. Mbrojtësi i krahut, ish-Juve dhe Inter, foli pikërisht për këtë aspekt në një intervistë me kolegët e A Bola, që bëri zhurmë: “Si reagova ndaj kritikave të teknikut Guardiola që tha se isha një shok i keq? Janë gënjeshtra! Mund të pyesni Aké ose Rico. Unë nuk kam pasur asnjë kompleks superioriteti ndaj tyre, por nëse ai mendon kështu…”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI