Flash

PSG, Luis Enrique shfryn inatin: "Fyerje për Mbappé? Të gjitha gënjeshtra, jam i kënaqur nga ai"

Lapsi.al 2 April 2024
PSG, Luis Enrique shfryn inatin: "Fyerje për Mbappé? Të
Kylian Mbappé nuk e priti mirë zëvendësimin ndaj Marseille, por Luis Enrique mohon kategorikisht se sulmuesi francez e ka fyer atë në momentin e zëvendësimit. "Gjëja kurioze është se një gënjeshtër gjeneron shumë gjëra. Dikush shpiku një fyerje dhe të gjitha llojet e spekulimeve nisin prej andej - shpjegoi trajneri i PSG-së në konferencë -. Pas ndeshjeve jam i lodhur, nuk i kushtoj vëmendje. Por jam shumë i lumtur me Kylian, ai po sillet shumë mire. Kjo është një lojë që nuk më prek aspak, mundohem të jap versionin tim më të mirë”. I pyetur nga një koleg për pakënaqësinë e Mbappe, Lucho përgjigjet dukshëm i mërzitur: "A e dini moshën time? Sa vjeç jeni? Ju jeni i ri. Unë jam 53 vjeç, kam shumë përvojë". Lexo më tej: Luis Enrique: "E mbaj Mbappé në pankinë kundër Barcelonës por më paguaj. Më dërgo faturën" Luis Enrique, në prag të ndeshjes kundër Rennes, përpiqet të mbajë grupin të bashkuar për këtë finale intensive të sezonit, i fundit i Mbappe nën Kullën Eifel. “Do të doja që sezoni të mbyllej mrekullisht për PSG dhe për Kylian. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë”, përfundoi Luis Enrique, duke hedhur ujë në zjarr për të shmangur stuhitë e mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI