Flash

Video/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos një këmbë në finale

Lapsi.al 2 April 2024
Video/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos
Juventus iu rikthye suksesit pas një periudhë të tmerrshme. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, bardhezinjtë mundin Lazio e Tudor 2-0 në shtëpi, duke u hakmarrë për humbjen e kampionatit para pak ditësh. Pas një pjese të parë të dobët të shoqëruar me fishkëllimat e tifozëve të tyre në pjesën e parë, skuadra e Max Allegri u transformua në pjesën e dytë. Juventus zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50' me një kundërsulm vdekjeprurës nga Chiesa. Një gol që shtangu bardhekaltrit të paaftë për të reaguar dhe të goditur edhe nga Vlahovic në minutën e 64'. Ndeshja e kthimit do të jetë në Olimpico më 23 prill. Në mbrëmjen më delikate, Juventus e gjen sërish veten. Bardhezinjtë u rikthyen te suksesi (i cili kishte munguar që nga 25 shkurti, 3-2 kundër Frosinones) dhe me një 2-0 komforte fituan raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Lazios. Tani finalja e 15 majit në Olimpico është dukshëm më afër. Nuk është rastësi që në favor të Juventus e vendosën dy golashënuesit më të rëndësishëm të teknikut Allegri, Chiesa dhe Vlahovic. Lexo më tej“Ky Juventus ka kotele në fushë, nuk shënon sikur të luajnë 3 orë”: Tacconi kritik ndaj Allegrit Të dy, pas një pjese të parë në të cilën Lazio luajti më mirë, kthyen situatën dhe e nxorrën Juventus përtej rërës së lëvizshme në të cilën kishte hyrë javët e fundit. Për Tudor, në ndeshjen e dytë në pankinën e Lazios, vjen një dush i ftohtë pas suksesit në debutimin e tij kundër Juves. Por në pjesën e parë skuadra bardhekaltër nuk ishte aspak zhgënjyese, por u dorëzua shumë herët në pjesën e dytë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI