Flash

Video/ Gol në minutën e 89, Manaj i jep fitoren Sivasspor: goli i 16 në kampionat për sulmuesin kuqezi

Lapsi.al 3 April 2024
Video/ Gol në minutën e 89, Manaj i jep fitoren Sivasspor: goli i 16
Rei Manaj ndjek Mauro Icardi dhe Edin Dzeko për fronin e shënuesit më të mirë të kampionatit në Turqi. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes mes Sivasspor dhe Karagumruk në minutën e 89' . Gol që vlen 3 pikë, që rikthejnë ekipin e tij te fitorja, pas dy humbjesh radhazi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin që mposhti 1-0 Karagumruk. Një krosim në zonë në minutën e fundit të kohës së rregullt mbërriti në këmbët e Manaj. Sulmuesi shqiptar kontrolloi dhe më pas, i vetëm me portierin, goditi duke shënuar golin e 16 në kampionatin e Superlig. Feston Manaj, por jo Veseli, që me Karagumruk ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, pa mundur të evitojë golin e bashkëkombasit të tij në fundin e ndeshjes. Lexo më tejUefa mendon rritjen e organikave në Euro 2024 nga 23 në 26 lojtarë: Manaj, Daku e Muja shpresojnë Tani, Manaj është vetëm dy gola pas kryesuesve të renditjes së golashënuesve në Turqi Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, që kanë nga shënuar nga 18 gola, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund. Për Manaj është krejt i mundshëm kapërcimi i rivalëve të famshëm, ndërsa Sivasspor është komod në mesin e renditjes, në vendin e 10 me 41 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI