Flash

E arrestuan në aeroport, merret në pyetje ish-presidenti i RFEF Luis Rubiales mbi skandalin e Superkupës

Lapsi.al 3 April 2024
E arrestuan në aeroport, merret në pyetje ish-presidenti i RFEF Luis
Luis Rubiales duhet të dalë para një gjykatësi në lidhje me hetimin për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. Pas kthimit në Spanjë nga një udhëtim pune në Republikën Domenikane, ish-presidenti i Federatës Iberike të Futbollit u arrestua në aeroportin Adolfo Suarez të Madridit dhe u dërgua në ambientet e Guardia Civil të Barajas në Terminalin 4. Agjentët, raporton El Pais, i morën shenjat e gishtave, i lexuan të drejtat e tij para avokatëve të tij dhe morën deklaratën e tij. Sipas burimeve pranë hetimit, të cituara nga gazeta spanjolle, ish-presidenti i Federatës së Futbollit ka heshtur përpara se të lirohej në pritje të paraqitjes në Gjykatë. Lexo më tejPuthje pa konsensus dhe intimidim i lojtares: Prokuroria spanjolle kërkon 2.5 vjet burg për Rubiales Guardia Civil informoi Gjykatësin për arrestimin dhe lirimin e Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij si president i Federatës së Futbollit në shtator. Rubiales shkaktoi një skandal ndërkombëtar duke puthur në buzë lojtaren Jenni Hermoso, pa pëlqimin e saj, gjatë finales së Kupës së botës për femra.

RUBIALES: "SHUMË GËNJESHTRA, NUK I KAM VJEDHUR PARA ASKUJT"

Pak para largimit nga Republika Domenikane, Luis Rubiales theu heshtjen duke lëshuar disa deklarata për la Sexta duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij. “Jam këtu për të thënë që është gënjeshtër të them se kam marrë apartamente këtu në Republikën Domenikane. Është gënjeshtër që kam një ekip bejsbolli, është gjithashtu gënjeshtër që kam përvetësuar para”, tha ish-numri një i futbollit spanjoll -. Nuk e di se mbi çfarë ka hetuar gjykatësi. Paratë në llogaritë e mia bankare nuk kanë asnjë lidhje me deklaratat në media - shtoi ai -. Paratë e mia janë produkt i punës dhe kursimeve të mia”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI