Flash

"Kartonët e kuq na prishën punë". 1-0, por Tetova nuk shënoi dot ndaj 9 lojtarëve: Osmani ka shpresa

Lapsi.al 3 April 2024
"Kartonët e kuq na prishën punë". 1-0, por Tetova nuk

"Ne kërkuam golin, por shumë ngadalë në pjesën e dytë. Në të parën i kishim mundësitë por nuk mundëm. Kjo është fitore gjithsesi edhe pse 1-0, të shohim ndeshjen e dytë". Edlir Tetova analizon me shpejtësi fitoren në gjysëmfinalen e parë të Kupës, me keqardhjen se la hapur një rezultat kundër Vllaznisë me 9 lojtarë. "Normalisht që të vjen keq, për mënyrën si shkoi loja, se kundërshtari ishte për shumë minuta me një lojtar më pak. I kërkova djemve të kthenin topin sa te një krah te një tjetër për të gjetur hapësira. Megjithatë Vllaznia i kishte marrë mirë masat, sidomos në pjesën e dytë".

Tetova pastaj, duke u justifikuar për mungesën e golave kundër kuqebluve me dy lojtarë më pak, habit me konceptin: "Sot na prishën ekuilibrat kartonët e kuq të Vllaznisë, mendoj që kur ishim në numër të barabartë ishim në qarkullim dhe te gjysmëfusha e kundërshtarit. Mendoj që sot ishte një rikthim i ekipit që kemi pasur në dy fazat e para".

OSMANI: "REZULTATI NA MBAN ME SHPRESA"

“Ky rezultat na jep shpresa për ndeshjen e dytë. Në fillim e nisëm mirë dhe më pas u tërhoqëm në bllok, por pa tendencë për të shkuar përpara. Por dhe kundërshtari e bëri të vetën për qarkulluar topin". Qatip Osmani sheh pozitivisht pavarësisht humbjes 1-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias. Fakti që doli vetëm me një gol disavantazh, edhe pse me dy lojtarë më pak, e bën teknikun e Vllaznisë të mendojë rikthimin në Loro Boriçi pas tre javësh.

Lexo më tej: Kupa/ Fernando, një super gol thyen 1-0 Vllazninë në Kupë: me 9 lojtarë shkodranët evituan kapitullimin

Kështu, mendja për ndeshjen në Shkodër ku duhet rikuperuar goli i Fernandos, por me mungesën e Stojanovic dhe Hakaj: "Dy lojtarë të rëndësishëm e mendova kur morën kartonët do mundohemi me zëvendësime të mos ndjehet shumë mungesa e këtyre dy lojtarëve si Stojanovicc dhe Hakaj. Duhet pozitivisht të mendojmë edhe pse janë dy lojtarë të rëndësishëm për ekipin tonë është një lojë kur duhet të konsolidohemi nuk duhet të bëjmë gabimet dhe ta presim sa më të gatshëm ndeshjen e dytë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI