Flash

Partizani humb pjesët kundër Vllaznisë: Mehmeti nuk rikuperon dot, Cara e Hadroji e fusin Shehin në krizë

Lapsi.al 4 April 2024
Partizani humb pjesët kundër Vllaznisë: Mehmeti nuk rikuperon
Rezultatet nuk vijnë, të paktën si do të donin te Partizani, por edhe dëmtimet nuk po i japin paqe Orges Shehit. Atëherë kur u duk se për sfidën direkte për vendin e dytë me Vllazninë 46 vjeçari do t’i kishte për herë të parë të gjithë futbollistët e organikës, duke përjashtuar Bytyçin që e ka mbyllur prej kohësh sezonin, situata e mungesave u përkeqësua sërish. E me emra të rëndësishëm madje. Tedi Cara u ndëshkua me kartonin e kuq në transfertën me Laçin dhe do të humbasë ndeshjen vendimtare me shkodranët. Një problem i madh për Shehin, që te Cara ka një lojtar fondamental për futbollin e tij. Sikur të mos mjaftojë është dëmtuar në të njëjtën ndeshje edhe Andi Hadroji, që u zëvendësua në minutën e 86’ nga Keko. Mbrojtësi i djathtë nuk është gati, për shkak të problemeve muskulare dhe nuk do të jetë në dispozicion të Shehit për ndeshjen. Nuk ia del edhe Mehmeti, që mendohej se do të rikuperonte për sfidën me Vllazninë, por mbetet jashtë edhe për këtë ndeshje. Lexo më tej'Mallkimi' i dëmtimeve te Partizani: edhe kundër Teutës Shehi ka katër titullarë jashtë Një situatë e tillë e vë në vështirësi zgjedhjesh teknikun e Partizanit, që lajmin e vetëm të mirë ka marrë nga Xhuljano Skuka. Sulmuesi, që doli për shkak të shqetësimeve gastrike, tashmë i ka kapërcyer, duke qenë gati të udhëheqë ofensivën. Partizani luan një ndeshje vendimtare për vendin e dytë, të dielës në orën 20, në Arena Kombëtare.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI