Flash

Video/ Vetëm 16 vjeç thyen një rekord të Bolt që zgjaste nga viti 2002: Bramwell bën historinë me arritjen e tij

Lapsi.al 4 April 2024
Video/ Vetëm 16 vjeç thyen një rekord të Bolt që

Në moshën vetëm 16 vjeçare, Nickecoy Bramwell theu një rekord që mbahej nga Usain Bolt për 22 vjet. Një sukses epokal për sprinterin e ri që tronditi botën e atletikës, me një kohë që askush nuk e kishte arritur kurrë. Në ditën e hapjes së Lojërave të 51 të Carifta në St. George's, Grenada, atleti mori skenën në stadiumin prestigjoz të atletikës së lehtë Kirani James që ka patur ndër të ftuarit e shquar pikërisht kampionin xhamajkan.

Atje Bolt vendosi një rekord të ri në garën e 400 metrave për meshkuj në vitin 2002, me një kohë prej 47.33 sekondash, një rekord i thyer nga Bramëell mbi njëzet vjet më vonë. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari, i cilësuar nga shumë njerëz si një i paracaktuar i vërtetë në këtë disiplinë, fitoi medaljen e artë në kategorinë nën 17 vjeç, duke mbërritur në vijën e finishit me 47.26, një kohë historike që do të jetë vërtet e vështirë për t'u kapërcyer në vitet në vijim. I riu, që vjen nga Xhamajka shkroi historinë duke zëvendësuar pas 22 vitesh bashkatdhetarin e tij në listën e nderit.

PAS DËMTIMIT... REKORDI

Kur Bolt ishte në atë pistë, ai nuk kishte lindur ende dhe tani duket se ka gjithçka që duhet për të qenë një nga trashëgimtarët e tij më të suksesshëm. Sapo ai kaloi vijën e finishit i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, duke e ditur se ata kishin parë një garë historike. E të mendosh se Bramwell ishte rikuperuar kohët e fundit nga një sërë problemesh në gju që e kishin torturuar muajt e fundit, përfshirë një problem me tendinën që mund ta kishte penguar të vraponte.

Në vend të kësaj, ai jo vetëm garoi, por gjithashtu ishte në gjendje të thyente rekordin e vendosur nga më i madhi në histori. Atleti i ri iu përgjigj me përulësi gazetarëve që e pyetën për arritjen e tij të madhe: "Është një ndjesi e mrekullueshme të thyesh rekordin. Unë e kam mbajtur një sy te rekordi që nga vera e kaluar, kështu që është një gjë e bukur të mund të vija këtu dhe ta merrja".

https://youtu.be/Eh-CjN8f9qg

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI