Flash

F1, Verstappen provokon Red Bull: “Aston Martin? Nuk e di as nëse do të garoj vitin e ardhshëm”

Lapsi.al 4 April 2024
F1, Verstappen provokon Red Bull: “Aston Martin? Nuk e di as nëse do

Në prag të provave të para të lira të fundjavës së Formula 1 në Japoni, e planifikuar për në Suzuka, mbërrijnë fjalët e protagonistëve. Max Verstappen, pas tërheqjes së bujshme në Melburn, u shfaq gjithësesi i qetë: “Nuk mendoj se do të ndodhë më, që nga provat e lira në Australi ndjeva disa sinjale jo pozitive”. Në lidhje me të ardhmen, piloti holandez i Red Bull, provokoi me shaka: “Zërat mbi Aston Martin? Nuk e di nëse do të garoj sezonin e ardhshëm”.

PARALAJMËRIMI "ME SHAKA" I VERSTAPPEN

Një dëshirë e madhe për shpengim për Max Verstappen, i cili foli në konferencën për shtyp në prag të fundjavës së Formula 1 në Japoni. Kampioni i trefishtë i Botës tha se ishte i qetë për problemet e besueshmërisë së Red Bull: “Nuk mendoj se problemi i fundjavës së kaluar do të përsëritet. Në Australi e kuptova që në fazat e hershme se kishte diçka që nuk shkonte. Ne do të përpiqemi të kuptojmë se çfarë ndodhi për ta zgjidhur".

"Më pëlqen Japonia, erdha këtu direkt pas Grand Prix të fundit - zbuloi piloti -. Kjo pistë është shumë e rëndësishme për mua, dy vite më parë u kurorëzova kampion bote, për herë të dytë, pikërisht këtu. Është një nga cirkuitet më të bukura dhe më të vështira. Herën e parë të frikëson, sektori i parë bën diferencën. Nëse ke një makinë të ekuilibruar është më e bukura, nëse nuk ke një makinë të mirë, mund të përplasesh lehtësisht".

Lexo më tejF1/ Verstappen jashtë në Australi, dy vjet nga hera e fundit: "Frenat e bllokuara, por mund të ndodhë"

Talenti holandez më pas bëri shaka edhe për të ardhmen, pas thashethemeve për kalimin e tij të mundshëm te Aston Martin: “As nuk e di nëse do të garoj në Formula 1 vitin e ardhshëm, kam kontratë me Red Bull deri në vitin 2028. Së pari unë duhet të kuptoj nëse ende dua të drejtoj një Red Bull, apo në përgjithësi nëse dua të ngas akoma në Formula 1. Nuk e di të ardhmen time, tani për tani jam shumë i lumtur kështu".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI