Flash

Mbrojtësi Luke Fleurs vritet në një pikë karburanti: 24 vjeçarit donin t'i vidhnin makinën

Lapsi.al 4 April 2024
Mbrojtësi Luke Fleurs vritet në një pikë karburanti: 24

Luke Fleurs ishte 24 vjeç dhe ëndërronte të përshkonte karrierën e idhullit të tij Carles Puyol. Ëndërra megjithatë mbeti në sirtar. Ai u qëllua për vdekje të mërkurën në mbrëmje nga kriminelë që donin t'i vidhnin makinën në një pikë karburanti në periferi të Johanesburgut. Sipas zëdhënësit të policisë së Gauteng, nënkoloneli Mavela Masondo, mbrojtësi afrikano-jugor hyri në pikën e karburantit dhe ndërsa po priste që punonjësi t'i shërbente, u përball me dy burra të armatosur. Grabitësit i drejtuan një armë zjarri dhe e tërhoqën zvarrë jashtë automjetit dhe më pas e qëlluan në pjesën e sipërme të trupit.

Lexo më tejTronditet Argjentina, vetëvritet futbollisti: policia e gjen trupin pas tre ditësh

Fleurs u transportua menjëherë në spitalin më të afërt, por pa mundur të shpëtojë. "Një i dyshuar u largua me makinën e viktimës, i ndjekur nga bashkëpunëtori i tij", shtoi Masondo, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndodhur ende asnjë arrestim. Fleurs kishte nënshkruar tetorin e kaluar për Kaizer Chiefs, një klub në lagjen Soëeto të Johanesburgut, që merr pjesë në kampionatin elitar të Afrikës së Jugut. Ai kishte luajtur më parë për SuperSport United. Ai luajti me U-21 të Afrikës së Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI