Flash

"Ibra vret kafshët", në Verona shfaqet parrulla tronditëse kundër suedezit

Lapsi.al 15 March 2024
"Ibra vret kafshët", në Verona shfaqet parrulla

Të dielën në Verona është në program për tu zhvilluar ndeshja mes Hellas dhe Milan. Kuqezinjtë, që vijnë nga kualifikimi në çerekfinalet e Europa League, do të gjejnë një klimë armiqësore siç ndodh gjithmonë në Fatal Verona. Por këtë herë ato që nxehën gjakrat pak para ndeshjes kanë qenë... shoqatat për të drejtat e kafshëve që vunë në shënjestër Zlatan Ibrahimovic. E gjitha lidhet me pasionin që ka Ibra për gjuetinë...

IBRAHIMOVIC E PASIONI PËR GJUETINË

Sipas asaj që raportohet nga shoqata Centopercentoanimalisti, suedezi është një adhurues i vërtetë i gjuetisë. E në të kaluarën, sipas tyre, ai ka vrarë shumë kafshë për shkak të pasionit të tij. Përsëri sipas njoftimeve të kësaj shoqate, Ibra ka blerë edhe një ishull për ta populluar atë me kafshë, që më pas t'i përdorë për gjuetinë e tij. E tani, para ndeshjes, një parrullë tronditëse kundër suedezit është shfaqur jashtë stadiumit Bentegodi në Verona.

Lexo më tej: “Përdhunues, vrasës, gjuetar”: Animalistët në Verona sulm të ashpër kundër Ibrahimovic

PARRULLA SHOKUESE KUNDËR IBRAHIMOVIC

Jashtë stadiumit Bentegodi është shfaqur një pankartë me inisiatorë shoqatën Centopercentoanimalisti, ku shkruhen fjalët e mëposhtme: "Ibra vret kafshët! Lojtar apo drejtues, ai mbetet një...". Atmosfera do të jetë e tensionuar për suedezin që do të shoqërojë Milan në tribunë të dielën për të ndjekur ndeshjen ndaj Hellas Veronës. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga Ibrahimovic, i cili gjithsesi ka pësuar një sulm të ngjashëm, nga e njëjta shoqatë, edhe në të kaluarën.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI