Flash

Immobile sulmohet në rrugë kur ishte me familjen: "Mjaft nxitje urrejtjeje, tani do denoncoj"

Lapsi.al 15 March 2024
Immobile sulmohet në rrugë kur ishte me familjen: "Mjaft nxitje

Klimë e një tensioni të lartë mbizotëron te Lazio pas dorëheqjes së teknikut Maurizio Sarri. Ndër më të shënjestruarit nga tifozët – dhe jo vetëm në rrjetet sociale – është kapiteni Ciro Immobile. Mëngjesin e sotëm – siç thuhet në një shënim nga zyra e shtypit e Immobile – sulmuesi bardhekaltër me gruan e tij Jessica dhe djalin e tij 4-vjeçar Mattia u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga një grup personash përpara shkollës së djalit të tyre.

“E gjithë kjo për fat të keq pas nxitjes së urrejtjes të kërkuar dhe të mbështetur nga disa media të shtypit dhe gazetarë përmes kanaleve të tyre sociale, të cilët përhapin fjalë urrejtjeje ndaj Ciro Immobile, duke raportuar edhe prapaskena që nuk janë të qenësishme me realitetin. Pas këtij episodi, futbollisti ka urdhëruar avokatët e tij që sot të ndërmarrin veprime penale kundër përgjegjësve për këto shpifje. Këto deklarata janë shpifje të rënda dhe për rrjedhojë dëmtojnë imazhin profesional dhe personal të sportistit dhe do të vihen në vëmendje të gjykatës përgjegjëse. Nxitja e urrejtjes është një krim që duhet ndëshkuar”.

Lexo më tej: Tërmet te Lazio, Sarri prezanton dorëheqjen Lotito e pranon: Igli Tare mendohet për pankinën

FJALËT NXITËSE TË PRESIDENTIT LOTITO

Sipas asaj që raportoi Repubblica, edicioni Roma, Immobile ishte viktimë e sulmeve të rënda verbale edhe të mërkurën, kur një burrë e ofendoi teksa ishte në makinë me djalin e tij 4-vjeçar Mattia. Të enjten ka ndodhur me gruan e tij Jessica. Ato që ndezën më keq një ambjent të nxehtë ishin fjalët e presidentit Lotito: "Sarri u tradhtua pak nga disa sjellje të njerëzve, ka diçka që zvarritet brenda grupit". Nga ana e tij, Immobile, me një mesazh në Instagram, mohoi të ketë luftuar kundër teknikut Sarri dhe foli për një “fushatë denigruese” ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të ekipit: “Nuk kam treguar asnjëherë mungesë përkushtimi dhe atashimi”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI