Flash

Këmba mbështetëse i ngriti barin dhe topin: një video tregon përse gaboi penalltinë Lautaro Martinez

Lapsi.al 15 March 2024
Këmba mbështetëse i ngriti barin dhe topin: një video tregon
Goditjet e fundit të penalltisë janë të njohura për një përzierje tensioni, lodhje dhe përgjegjësie, që i bën lojtarët të gabojnë nga pika e bardhë. Ashtu si ndodhi në 11 metërshin e fundit të Lautaro Martinez, që i hapi rrugën kualifikimit të Atletico Madrid në çerekfinale të Champions League. Lautaro Martinez, që nuk është një snajper nga pika e bardhë, barti mbi vete peshën e eliminimit të Inter, edhe pse para tij kishte gabuar edhe Alexis Sanchez e Klaassen. Në rastin e kapitenit të Inter, megjithatë, ka një detaj që, të paktën në një pjesë minimale, kontribuoi në gabimin e bërë, duke e fluturuar topin te tifozët. Lexo më tejVideo/ "Cagón kilen!": Sanchez humbi penalltinë, Griezmann e ofendon, por telekamerat e pikasin Një video tregon se si këmba e majtë, në fazën e mbështetëse mbi bar, bëri që terreni të lëvizte dhe topi të ngrihej disa milimetra para se të shkelmohej nga argjentinasi. E në fakt Lautaro, menjëherë pas gabimit, ktheu kokën duke parë barin si për të thënë “çfarë ndodhi?”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI