Flash

Furlani, mes ironisë e humorit: "E thjeshtë, pronësia është e RedBird. Hetimi? Jam ende këtu..."

Lapsi.al 14 March 2024
Furlani, mes ironisë e humorit: "E thjeshtë, pronësia

Administratori i deleguar i Milan Giorgio Furlani shfaqet i qetë, mes ndeshjes së kthimit të Europa League dhe momentit më delikat të shoqërisë. Pasi mbërriti në Çeki për drekën tradicionale të UEFA-s para ndeshjes, drejtori ekzekutiv bëri shaka me gazetarët që i kërkuan lajme në lidhje me hetimet nga Prokuroria e Milanos që nisën disa ditë më parë: “Përshëndetje të gjithëve, jam ende këtu, siç mund ta shihni". Më pas ai nënvizoi për Sky: “Faktet janë të thjeshta, Milan është i RedBird”.

"Ka një hetim në vazhdim, faktet janë të thjeshta sepse pronësia është e RedBird. Autoritetet mund të hetojnë, ne kemi bashkëpunuar dhe jemi në dispozicion për çdo gjë", shtoi CEO i Milan. Më pas Furlani përsëriti: “Ne mendojmë për punën tonë, që është të sigurohemi që Milan të jetë i suksesshëm dhe që tifozët tanë të jenë krenarë për klubin”.

Lexo më tejBastisje e Guardia di Finanza në selinë e Milan: në shenjestër kalimi i klubit nga Elliott te RedBird

Menaxheri i kuqezinjve, duke folur më parë për gazetarët, u ndal edhe te ndeshja e rëndësishme kundër Slavia Pragë: "Sonte është e rëndësishme, ne nuk e kemi fituar kurrë këtë kompeticion dhe do të donim të sillnim trofeun në shtëpi. Fillojmë nga 4-2, por në mendjen tonë duhet të pretendojmë se ndeshja fillon nga 0-0”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI