Flash

Video/ Aston Villa shkatërron Ajax, rikuperim i çmendur i Olympiacos: në çerekfinale të Conference edhe Lille

Lapsi.al 14 March 2024
Video/ Aston Villa shkatërron Ajax, rikuperim i çmendur i

Përmbysje të jashtëzakonshme e goleada në ndeshjet e kthimit të 1/8 të Conference League, që ka parë të kualifikohet Aston Villa, Brugge, Lille e Olympiacos. Grekët bënë rikuperimin e madh ndaj Maccabi Tel Aviv, duke fituar 1-4 në transfertë e duke e çuar ndeshjen në shtesë, ku vendosën dy gola të tjerë: 1-6 pas 120 minutash lojë.

Pas 0-0 në Amsterdam, gjërat u bënë menjëherë të qarta në Angli. Aston Villa u imponua 4-0 duke siguruar çerekfinalen e Conference. Watkins në minutën e 25' zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Bailey siguroi rezultatin në të 60'. Gjërat për Ajax u bënë të pamundura gjashtë minuta më vonë, kur Mannsverk doli me karton të kuq, duke i lënë holandezët me 10 lojtarë. Duran (75') dhe Diaby (81') mbyllën pokerin e Villians.

Lille nuk pati nevojë më shumë se një 1-1 në shtëpi kundër Sturm Graz. Të fortë në 3-0 e ndeshjes së parë, Lille mori edhe avantazhin në minutën e 43'. Praktikisht një kualifikim i arritur, që nuk mund ta prishte barazimi i austriakëve me Biereth në shtesën e të parës.

Asnjë problem edhe për Brugge, që përmbysi 1-2 e ndeshjes së parë me një 3-0 në Belgjikë që nxorri jashtë kompeticionit Molde. Olsen hapi serinë e golave në fundin e pjesë së parë, me asist të Meijer. Sulmuesi u përsërit edhe tre minuta pas rifillimit, duke i dhënë siguri vendasve. Molde nuk reagoi dhe Skoras në minutën e 70' bëri tris, duke cuar Brugge në çerekfinale.

Lexo më tej: Video/ Fiorentina i falet Barak për çerekfinalen: PAOK turpëron Dinamon, Fener gëzohet me humbje

Conference League Round of 16

Aston Villa 4-0 Ajax (4-0)

Club Brugge 3-0 Molde (4-2)

Lille 1-1 Sturm Graz (4-1)

Maccabi Tel Aviv 1-6 Olympiacos (5-7)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI