Flash

Video/ Fiorentina i falet Barak për çerekfinalen: PAOK turpëron Dinamon, Fener gëzohet me humbje

Lapsi.al 14 March 2024
Video/ Fiorentina i falet Barak për çerekfinalen: PAOK turpëron

Përmbysje e surpriza në skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Conference League. Nuk dështon Fiorentina të prezantohet në tetë më të mirat, pas barazimit 1-1 me Maccabi Haifa në ndeshjen e dytë të 1/8, i fortë edhe në suksesin 4-3 të ndeshjes së parë. Asnjë problem për Fenerbahce që i lejoi vetes edhe një humbje minimale përballë Union St.Gilloise. Befasia e madhe erdhi nga PAOK, që shthuri Dinamo Zagreb, fitues në Kroaci 2-0, me një 5-1 pa histori.

U mendua më e thjeshtë për Fiorentinën, në Artemio Franchi përballë Maccabi Haifa, por nuk ndodhi kështu. Pas një pjese të parë pa gola, Barak kaloi Violat në avantazh me një goditje me kokë në minutën e 59' pas krosimit të Faraoni. Izraelitët barazuan në minutën e 88' me Khalaili, por që nuk ndryshoi dot asgjë. Për t'u shënuar është rikthimi i Dodo në fushë pas gjashtë muajsh mungesë.

Lexo më tejVideo/ Fiorentina fiton në shtëpinë e Haifa, Barak fiksoi 3-4 në shtesë: nuk ndalet Dinamo në Conference

Fiorentina avancon në çerekfinale. Me luhatjet e zakonshme por gjithësesi shkon përpara. Barazimi i Khalailit në minutën e 43' të pjesës së dytë i dha drithërima një ndeshje që Fiorentina e zhvilloi me një ritëm shumë të ngadaltë, por të sigurt. Italiano rrezikoi pak gjatë ndeshjes, por u frikësua kur Terracciano la sulmuesin e Maccabi t'i kalonte topin pas shpine. Përfundoi 1-1, por ndërkohë Fiorentina do të jetë protagoniste e shortit nesër (14:00) për çerekfinalet. Në fund Antonin Barak ishte sërish njeriu i Kupës. Pasi në të kaluarën vendosi ndeshjen kundër Basel dhe shënoi 4-3 në Budapest në ndeshjen e parë, mesfushori çek goditi me kokë për avantazhi momental 1-0, me të cilin Fiorentina mori kualifikimin.

Conference League Round of 16

Fenerbahce 0-1 Union St.Gilloise (3-1)

Fiorentina 1-1 Maccabi Haifa (5-4)

PAOK FC 5-1 Dinamo Zagreb (5-3)

Viktoria Plzen 0-0 Servette (0-0)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI