Flash

Video/ Përmbysje e çmendur e Bayer në shtesë, Xabi ruan rekordin: Laçi e Tuci turpërohen nga Liverpool

Lapsi.al 14 March 2024
Video/ Përmbysje e çmendur e Bayer në shtesë, Xabi ruan

Spektakël golash e befasish në Europa League, me Bayer Leverkusen, Liverpool, Roma e Atalanta që vrapojnë në çerekfinale të kompeticionit. Përmbysje e çmendur e Bayer në Leverkusen, kur të besfasuar nga Qarabag 1-2 (rezultat që i eliminonte), shënuan dy herë në shtesë duke përmbysur rezultatin dhe situatën. Fitore 2-1 e Atalantës së Gjimshitit përballë Sporting, me bergamaskët që shkojnë në tetë më të mirat, bashkë me Romën. Verdhekuqtë u mundën në Angli nga Brighton, por pa dëme. Liverpool dërrmon edhe në kthim Sparta Pragë 6-1, duke eliminuar Laçin e Tucin me rezultatin e përgjithshëm 11-2.

ATALANTA 2-1 SPORTING

Pas barazimit 1-1 në Lisbonë, Atalanta erdhi nga prapa për të mposhtur Sporting 2-1. Bergamaskët u kualifikuan në çerekfinale të Europa League, me Gjimshitin gjatë gjithë ndeshjes në fushë. Në Bergamo, Atalanta e filloi mirë, por portugezët kaluan në avantazh në aksionin e parë. Pedro Goncalves shënoi, por u detyrua të dilte nga fusha me lot për shkak të një dëmtimi (33'). Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Gasperinit gjeti barazimin e menjëhershëm. Lookman përfitoi nga fare pranë, falë një përgjumje të mbrojtjes. Goli i kualifikimit erdhi në minutën e 59' falë Scamacca, i cili shkëmben me Miranchuk dhe mposhti Israel me një goditje precize.

BRIGHTON 1-0 ROMA

Roma është kualifikuar në çerekfinale të Europa League dhe është italiania e tretë në tetë më të mirat, duke eliminuar Brighton të De Zerbi. Humbja 0-1 në Angli ishte pa dhimbje për verdhekuqtë e teknikut De Rossi, i cili mbrojti epërsinë 4-0 të ndeshjes së parë pa shumë shqetësime. Goli i Welbeck - një goditje me të djathtën në këndin e sipërm - mashtroi Seagulls, të cilët në ofensivën e organizuar në pjesën e dytë u përplasën me pritjet e Svilar. Roma - pa Lukaku (i pa thirrur) dhe Dybala (në pankinë) goditi një shtyllë me mbrojtësin e majtë Spinazzola.

LIVERPOOL 6-1 SPARTA PRAGA

Liverpool nuk është i kënaqur me pesëshen e ndeshjes së parë, duke gjetur një tjetër goleadë kundër Sparta Pragës: përfundoi 6-1 në Anfield, me një rezultat të përgjithshëm 11-2 për Reds, favoritët e mëdhenj në këtë Europa League. Anglezët zhbllokuan ngërçin me Darvin Nunez (7'), duke shënuar dy gola në harkun e një minute. Goli i Bobby Clark (8'), i cili erdhi pasi Salah rikuperoi topin, mund të shihej vetëm në përsëritje për shkak të shpejtësisë me të cilën mbërriti. Dygolëshi asgjëson mendërisht Sparta Pragë, që uli armët dhe pësoi trisin e Salah në minutën e 10'. Nuk mbaroi me kaq, sepse Gakpo bëri pokër (14') dhe egjiptiani iu afrua të shënonte të pestin. Sparta rifitoi përqendrimin në këtë pikë dhe shkurtoi diferencën me Birmancevic (42'). Sidoqoftë çekët pësuan dy gola të tjerë në pjesën e dytë: Szoboszlai (48') dhe Gakpo (55'), përcaktoi rezultatin 6-1 përfundimtar.

BAYER LEVERKUSEN 3-2 QARABAG

Ndodh gjithçka në BayArena, ku Leverkusen ishte i eliminuar deri në fillimin e kohës shtesë dhe më pas bën rikthimin e çmendur. Nga 2-0 në 3-2 në tre minuta shtesë për të fluturuar në çerekfinale dhe për të shkatërruar ëndrrën e Qarabag. Aspirinat duhet të fitonin ndeshjen, por Xabi Alonso nuk hoqi dorë nga rotacioni: gjashtë rezerva në fushë. Gjermanët u befasuan papritur nga Qarabag në pjesën e dytë. Zoubir shënoi me kokë për 1-0 të azerëve të Xhixhës, që e pa ndeshjen nga pankina. Në fushë Schick e Grimaldo, protagonistë absolutë të finales së ndeshjes. Azerët mbeten me dhjetë lojtarë për kartonin e kuq të Jafarguliyev. Mund të ishte pika e kthesës, por Qarabag shënoi 2-0 në kundërsulm me Juninho (67').

Lexo më tejVideo/ Milan shëtit në Europa League: West Ham 'fik' Freiburg, vetëm frikë për Marseille

Në finale përsëritet i njëjti skenar si ndeshja e luajtur në Baku, ku Leverkusen sulmoi me të gjitha forcat e Frimpong gjeti golin e 1-2 në minutën e 72', me asist të Grimaldo, i cili ofroi dy të tjerë në kohën shtesë. Ish-lojtari i Benficas është heroi i madh me Patrick Schick, i cili barazoi në minutën e 93' dhe bëri 3-2 me kokë në minutën e 97', në aksionin e fundit të takimit. Leverkusen zgjat ecurinë e tyre të pamposhtur në 292 ditë dhe 37 ndeshje këtë sezon: 32 fitore dhe 5 barazime për Xabi Alonso në 2023/24, pas një rikthimi tjetër për t'u mbajtur mend.

Europa League Round of 16

Atalanta 2-1 Sporting CP (3-2)

Bayer Leverkusen 3-2 Qarabag FK (5-4)

Brighton 1-0 Roma (1-4)

Liverpool 6-1 Sparta Prague (11-2)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI