Flash

Conference League, shorti i hap rrugën deri në finale: me fat Fiorentina, por në 1/4 luhet një super sfidë

Lapsi.al 15 March 2024
Conference League, shorti i hap rrugën deri në finale: me fat
Fiorentina buzëqesh në shortin e Nyon, për çerekfinalen e Conference League. Me frikën se do të mund të gjenin përballë super favoritët Aston Villa dhe Lille, djemtë e teknikut Vincenzo Italiano përfundojnë me kundërshtarë Viktoria Plzen. Me fat, sepse gjithashtu arritën të shmangin edhe pjesën më të komplikuar të shortit. Në fakt, nëse kalojnë në turin tjetër, formacioni Viola duhet të përballet me fituesin e Bruges-PAOK. Ndërsa nga ana tjetër do të luajnë Olympiacos-Fenerbahce dhe Aston Villa-Lille, në fakt një finale e mundshme e parakohëshme. Pasi përjetoi një short të pafat në Europa League, Italia buzëqesh në turneun e tretë për nga rëndësia. Me fat Fiorentina, e cila në rrugën e finales së Athinës shmang skuadrat e mëdha Aston Villa dhe Lille. E në të njëjtën kohë edhe Olympiacos e Fenerbahce. Italianët do të luajnë kundër çekëve të Viktoria Plzen. E në gjysmëfinalen eventuale, të besuarit e teknikut Italiano do të luajnë me fituesin e Bruges-PAOK. Nga ana tjetër, megjithatë, ka një ndeshje të madhe në çerekfinale: ajo mes Aston Villa dhe Lille. Në gjysmëfinalen e mundshme, e cila më pas do t'i japë fituesit mundësinë për të luajtur "në shtëpi" më 29 maj, në AEK Arena të Athinës, sfidues do të jetë fituesi i Olympiacos-Fenerbahce, të cilët po luajnë shanset e tyre për të avancuar në kompeticion.

SHORTI I ÇEREKFINALEVE TË CONFERENCE LEAGUE

Q1: Club Bruges-PAOK Q2: Olympiacos-Fenerbahce Q3: Aston Villa-Lille Q4: Viktoria Plzen-Fiorentina ÇIFTET PËR GJYSMËFINALET S1: Fituesja Q3- Fituesja Q2 S2: Fituesja Q4- Fituesja Q1 Për finalen është shortuar si skuadra e shtëpisë 'pro forma' fituesja e gjysmëfinales 1 (mes fitueseve Aston Villa-Lille e Olympiacos-Fenerbahce). DATAT Çerekfinalet: 11 prill - 18 prill Gjysmëfinalet: 2 maj - 9 maj Finale: 29 maj RREGULLORJA E SHORTIT TË CONFERENCE LEAGUE Nuk kishte kufizime në shortin e çerekfinaleve të Conference League. Kjo do të thotë se ishin të mundshme ndeshjet ndërmjet ekipeve nga i njëjti komb ose që kanë luajtur tashmë në fazën e grupeve.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI