Flash

Haaland frikëson City, mund të largohet: pengesa Mbappé e klauzola prej 200 milionë euro

Lapsi.al 6 March 2024
Haaland frikëson City, mund të largohet: pengesa Mbappé e

"Unë jam i lumtur te Manchester City, por nuk mund ta dish kurrë se çfarë do të sjellë e ardhmja". Fraza e artikuluar nga Erling Haaland te Citizens është dukur si një kambanë e vërtetë alarmi. Sulmuesi norvegjez, asnjëherë banal kur flet, e dinte mirë se sa zhurmë do të bënte dalja e tij publike. E nuk është rastësi që fytyra e tij spikat sot në të gjitha gazetat kryesore angleze. "Ai është mirë...për momentin" është titulli i madh i Daily Star. Në Angli tashmë kanë filluar të fantazojnë për manovra të mundshme për të ardhmen. Guardiola nuk resht së përkëdheluri xhevahirin e tij, por kujdes në verën tjetër: 23 vjeçari nga Leeds ka një klauzolë për tu liruar nga Citizens.

Në moshën 23-vjeçare ai tashmë ka fituar një Champions League dhe është në mesin e elitës së futbollit. Shumë e konsiderojnë atë një robot të vërtetë. “Unë fokusohem kryesisht te futbolli, po luajmë ndeshje shumë të rëndësishme – tha ai dje në një konferencë për shtyp. Nuk po mendoj për një kontratë të re”.

Lexo më tej: Video/ Guardiola e bën përsëri: Haaland i shënon 5 gola Luton, por zëvendësohet dhe rekordi i mbetet Messit

KLAUZOLA, VETËM JASHTË ANGLISË

Ndoshta do ta mendojë më vonë, me Real Madrid që kurrë nuk ka reshtur së vëzhguari. Norvegjezi është i preferuar i Florentino Perez, por ardhja e Mbappe duket se i ka mbyllur derën (përkohësisht) atij. Ndaj i duhet kushtuar vëmendje PSG-së me Al-Kheaifin që gjëmonte pak orë më parë: “Tashmë po punojmë për të ardhmen”. Të gjitha janë sugjerime, për momentin në mes të së vetmes siguri: në qershor 2024, ish-lojtari i Borussia Dortmund mund të çlirohet nga City me një pagesë prej 200 milionë eurosh. Kështu thuhet në klauzolën në kontratën e hartuar dy vite më parë me Citizens. Kjo klauzolë, megjithatë, zbatohet ekskluzivisht për klubet jo-angleze.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI