Flash

Lazio, Sarri pranon diferencat teknike: "Këtë herë ishte Bayern i vërtetë"

Lapsi.al 6 March 2024
Lazio, Sarri pranon diferencat teknike: "Këtë herë ishte
Maurizio Sarri komentoi humbjen në Mynih, që e detyroi Lazion e tij t'i thotë lamtumirë Champions League. "Pas golit të dytë filloi një ndeshje tjetër. Pjesa e parë ishte e një niveli të mirë. Sonte ata ishin Bayern Munich i vërtetë - shpjegoi trajneri -. Në këtë kompeticion këto skuadra nxjerrin gjithçka, ne arritëm të qëndronim mirë në ndeshje. Ishim brenda ndeshjes, madje patëm mundësinë të shënonim dhe të kalonim në avantazh. 1-0 nuk do të na i kishte hequr shpresat, por 2-0 na bëri të ktheheshim në dhomat e zhveshjes të zhgënjyer dhe me pak besim se mund ta rregullonim gjërat". Përveç mundësisë së humbur nga Immobile, ka edhe keqardhje për ndeshjen e parë. "Mundësitë në ndeshjen e parë ishin. Ky mendim ka qenë në mendjen time prej dy javësh, ardhja këtu me një rezultat tjetër nuk do t'i kishte hequr siguritë tona pasi të pranonim një gol. Mund të ishte një histori tjetër, por diferenca teknike është e dukshme - shtoi Sarri -. Një intensitet tjetër del në pah se ka më shumë teknikë, për sa i përket të dhënave fizike të tyret janë më keq se tonat". Lexo më tejVideo/ Kane e Müller bëjnë copë Lazion, Bayern në çerekfinale: PSG kualifikohet në krahët e Mbappé Një përmbledhje për rrugëtimin në këtë Champions League. "Rruga në Ligën e Kampionëve është domosdoshmërisht pozitive, me më shumë fitore sesa humbje. Rikthimi në Champions është në kufijtë e të pamundurës. Në kampionat nuk jemi në nivelin tonë më të mirë. Do të shohim nëse mund të ringjitemi në renditje".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI