Flash

"Nuk ishim dinjitozë". Cungu i zhgënjyer nga debutimi, Tetova kritikon lojtarët: "Tërhiqen pa ia kërkuar unë"

Lapsi.al 5 March 2024
"Nuk ishim dinjitozë". Cungu i zhgënjyer nga debutimi,

“Nuk ishte ndeshje dinjitoze për ne. Nuk e kishim përgatitur kështu. Për vazhdimësinë e kampionatit duhet të ndryshojmë mënyrën e sjelljes në fushën e lojës. Laçi ka çdo ndeshje si finale, kështu duhet të ndryshojmë shumë shpejt situatën". Armando Cungu ka debutuar me humbjen 3-1 në Rrogozhinë, në pankinën e Laçit, për çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje që ishte kompromentuar që me humbjen 0-1 në Kurbin e që ka parë Egnatian të kualifikohet e para në gjysëmfinale të kompeticionit. "Me atë që kam parë unë, Laçi ka mundësinë për të dhënë më tepër. Por ky ngërçi psikologjik i mos marrjes së rezultateve ka ndikimin e vetë. Për të kaluar këtë ngërç vlen rezultati dhe duhet të bëjmë maksimumin për të fituar në Kukës".

Cungu pastaj u ndal te kampionati, që është edhe i vetmi që ka mbetur në lojë për Laçin. E edhe aty situata nuk është fare e mirë: "Ka pikë shumë në lojë, por edhe s’ka. Edhe natyrshëm siç ka pikë për ne, ka dhe për kundërshtarët. Çdo ndeshje është finale, por le të fokusohemi te ndeshja e Kukësit".

TETOVA KRITIKA LOJTARËVE: "TËRHIQEN PA I THËNË KUSH"

“Si çdo herë më shqetëson fakti që mbasi shënojmë, vjen në tërheqje në mbrojtje, gjë që e sjell ekipi vetë, jo me ndikimin tim". Edlir Tetova nuk e ka shijuar plotësisht fitoren 3-1 kundër Laçit, me pasojë kualifikimin në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, sepse teknikut nuk i ka pëlqyer sjellja e ekipit. "Ideja është që Kupën do e mbrojmë, se jemi fituesit. Jemi shumë të përqendruar te Kupa. Në kampionat kemi pasur lluksin të ndryshonim lojtarë, por siç e dimë tani Vllaznia është shumë afër".

Tetova pastaj justifikoi mungesën e feeling-ut mes lojtarëve të tij, sidomos ata të ardhur në janar: "Është shumë shpejt të mësosh dy sulmues që të luajnë bashkë, duhet minimalisht një vit. Minutazhi që kanë në këmbë është minusi i atyre. Por sot jam i kënaqur nga ajo që shfaqën ata të dy. Shpresoj që në të ardhmen, në ndeshjet e ardhshme të jenë akoma më efektive".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI